Sbunker
By Hapësirë e ideve mbi politikën, ekonominë, shoqërinë & kulturën.
SbunkerDec 02, 2020
Lexime - E25: Jan–Werner Muller, “Ç’është populizmi?” me Selim Dakun
Rreziku më i madh i demokracisë nuk vjen nga jashtë, por nga brenda botës demokratike. Mirëpo, ky rrezik nuk vjen nga populli, por nga elitat që mbështesin një të kuptuar populist të demokracisë. Ky është argumenti i profesorit të shkencave shoqërore dhe politikës Jan – Werner Muller në librin e tij “Ç’është populizmi?” i përkthyer në shqip nga Enela Topulli dhe i botuar në Prishtinë në vitin 2019. Për të diskutuar për këtë libër, na bashkohet Selim Daku, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Publik “Kadri Zeka”.
Lexime - E24: bell hooks, “Feminizmi është për të gjithë” me Linda Gusinë
Ndoshta, keni menduar të lexoni një libër ku do të informoheni drejt rreth problematizimeve, pikëpamjeve, kauzave dhe lëvizjeve feministe në mënyrë të përmbledhur dhe të qartë. Sot diskutojmë një libër të tillë, pa terma të vështirë dhe zhargon akademik, “të lehtë për t’u kuptuar pa qenë tepër i thjeshtë”, siç thotë vetë autorja e librit. Libri quhet “Feminizmi është për të gjithë” dhe autorja është teoricienia sociale dhe pedagogia, bell hooks, i përkthyer nga Blerta Picari dhe i botuar në Tiranë në vitin 2007. Për të biseduar mbi këtë libër, na bashkohet Linda Gusia, profesoreshë e sociologjisë në Universitetin e Prishtinës.
Çelnaja - E30: Bisedë me Nebi Bardhoshin
Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit të lirisë, barazisë dhe pronës. Gjatë këtij emisioni diskutojmë për gurët megjeve apo shenjtërinë e kufijëve të pronës. Kufiri pronësor apo gurët e megjës janë kutpimi i lirisë negative, vija ku njeriu e ruan lirinë e tij, vija ndarëse ku ne e njohim njëri tjetrin e që shpesh bëhet pengesë edhe pushtuese. Po ashtu diskutojmë edhe për kufijtë midis publikes dhe privates, dhe ndërhyrjen e shtetit në emër të politikave urbanizuese ndërhyn në kufijtë privat të individëve për të cënuar në të drejtën e pronësisë. Flasim edhe për kanunin, aspkektet e tij si ligj i gjallë; pamundësinë e tij që të shndërrohet si faze kalimtare drejt të drejtës positive nga elita komuniste; mësimet që mund t’i marrim edhe sot njashtu edhe për kritikat ndaj tij. Flasim për modernitetin dhe fytyrën e dhunshme të tij ndaj shqiptarëve e cila erdhi përmes kolonizimit por edhe praktikat kur shteti e pushton shoqërinë e tij, bëhet totalitar dhe e mbytë shoqërinë. Nuk e kemi lënë pa prekur femicidin si fenomen dhe origjinën e dhunës në shoqëritë tona.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafir: Nebi Bardhoshi
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Alb Films
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net.
*Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Çelnaja - E:29 -E drejta mbi qytetin me Artan Kacanin
Në episodin 29 me Artan Kacanin, pedagog i urbanistikës në Universitetin Polis, flasim për përkatësinë dh të drejtën mbi qytetin, planifikimin urban të qytetit dhe shpërfaqjen pabarazisë sociale si pasojë e mosplanifikimit të duhur urban. Për më tepër, diskutojmë për identitetet e qyteteve tona, gjegjësisht të hapësirave urbane, në raport me qendrën dhe periferinë, gjentrifikimin dhe revitalizimin e zonave urbane. Gjatë bisedës sonë flasim për historinë e qytetit shqiptar, ndërhyrjen e regjimeve politike për të shënjuar semantikën e ideologjive të kohës dhe (pa)mundësinë e aktivizmit qytetar në debatin e përgjithshëm shoqëror në ndërtimin e qytetit dhe hapësirave urbane.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafir: Artan Kacani
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Alb Films
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net.
*Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Kosovo Dispatch - E3: Is there a need for a new U.S. approach in the Kosovo-Serbia dialogue? – with Edward P. Joseph
In the third episode of Kosovo Dispatch, we have a discussion with Edward P. Joseph, a Balkan expert immersed in both wartime and post-war reconstruction. The conversation delves into the U.S. strategy in the Kosovo-Serbia dialogue. Mr. Joseph offers his perspective on the U.S. approach in the Western Balkans, the coordination between the U.S. administration and the Department of State, and provides commentary on the recent appointment of James O’Brien as the new Assistant Secretary of State.
Lexime - E23: Anthony Giddens, “Pasojat e modernitetit” me Trina Hotin
Ardhja e modernitetit i atribuohet, para së gjithash, Revolucionit industrial, i cili ka sjellë një proces të ndryshimeve rrënjësore shoqërore që quhen me termin “modernizim”. Teorizimit të modernizimit, çfarë është saktësisht ai, cila është zanafilla e cilat janë pasojat e tij, i kanë kontribuar shumë sociologë, ndër ta edhe sociologu Anthony Giddens në librin e tij “Pasojat e modernitetit” të botuar në shqip në Tiranë në vitin 2013 dhe të përkthyer nga Valbona Nathanaili, Fatos Tarifa dhe Blerjana Bino. Për të diskutuar argumentet e librit, na bashkohet Trina Hoti, studente e masterit në Sociologji në Universitetin e Prishtinës.
Lexime - E22: Jürgen Habermas, “Transformimi i ri i sferës publike” me Gent Carrabregun
Si ndikon media digjitale, në veçanti media sociale, si hapësirë e informacionit, debatit dhe mobilizimit politik, në sferën publike dhe në diskutimin politik dhe cilat janë implikimet e saj për demokracinë? – janë dy pyetjet bosht të librit “Transformimi i ri i sferës publike dhe demokracia deliberative” i filozofit dhe sociologut Jürgen Habermas, i përkthyer nga Blerta Ismaili dhe i botuar në Prishtinë në vitin 2023. Për të diskutuar mbi këtë libër, na bashkohet Gent Carrabregu, pedagog në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK).
Çelnaja - E28: Femicidi në Shqipëri me Sidorela Vatnikajn
Në episodin 28 flasim me Sidorela Vatnikajn, aktiviste për çështje gjinore, rreth problemit të femicidit në Shqipëri. Numri i madh i vrasjeve të grave në Shqipëri ka shkaktuar debate dhe shqetësime të mëdha në Shqipëri dhe Kosovë. Me Sidorelën flasim për origjinën e dhunës mbi baza gjinore dhe shqyrtojmë rolin e shtetit në strehimin e viktimave të dhunës seksuale, dështimin e sistemit ligjor për mbrojtjen e viktimave, e mungesën e strehimoreve. Gjithashtu, diskutojmë për (mos)efikasitetin e qendrave korrektuese dhe mungesën e institucioneve rehabilituese për dhunuesit. Pyesim se si sistemi, në njëfarë mënyre, e mbështet dhunën me baza gjinore dhe femicidin.
Gjatë bisedës flasim edhe për gjuhën seksiste në mediet shqiptare dhe pandëshkueshmërinë e seksizmit dhe gjuhës së urrejtjes ndaj grave. A ka mobilizim ne mesin e shoqërisë civile dhe cili është roli i institucioneve edukuese karshi femicidit? Sa punohet për luftimin e stigmës dhe në fuqizimin e grave, e grupeve të tjra të margjinalizuara me qëllim të realizimit të të drejtave të tyre sociale, ekonomike dhe politike.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafire: Sidorela Vatnikaj
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Alb Films
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net.
*Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Çelnaja - E27: Historia dhe Historiografia me Edon Qesarin
Në episodin 27 të Çelnajës, së bashku me Edon Qesarin, hulumtues në Institutin e Historisë në Tiranë, diskutojmë për të kaluarën, historinë dhe historiografinë. Duke dekonstruktuar këto koncepte, fillimisht flasim për konceptin e historisë që na paraqitet herë si arkivim i dijeve, herë si trajektore teleologjike, herë si përmbledhje perspektivash e mbi të gjitha, si marrëdhënie midis dijes dhe pushtetit, dhe se si pushteti e legjitimon të sotmen përmes historisë. Qesari thotë se për një legjitimitet të tillë nevojiten metodologji dhe mekanizma të caktuara. Flasim gjithashtu për kombin historik, për idenë e popujve ballkanikë në projeksionet futuristike bazuar në legjitimitetin e një kombi historik. Nuk e lëmë pa i shqyrtuar historiografitë e popujve të Ballkanit dhe problemin e “stereotipizimit të tjetrit”. Përmendim edhe metodologjinë e Fernand Braudel-it dhe konceptin gjeografik të shkrimit të historisë për të tejkaluar hendekun historik dhe ecur drejt të ardhmes.
Gjatë bisedës shtrojmë pyetje për natyrën e historisë si arkivim i dijeve dhe si përmbledhje perspektivash. Flasim edhe për historiografinë kombëtare, figurat historike dhe trajektoren e historisë kombëtare. Në fund shqyrtojmë metodat alternative të të shkruarit të historisë krahas metodave, heroikocentrise, etatocentrise dhe naciocentriste.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafir: Edon Qesari
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Alb Films
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net.
*Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Kosovo Dispatch - E2: What are the implications of the Association of Serb-Majority Municipalities? - with Agon Maliqi
Lexime: E21 - Maria Todorova, “Ballkani imagjinar: Ballkani si alter ego e Europës”, me Piro Rexhepin
Në pamundësi ose të painteresuar për të kuptuar kompleksin ballkanik, Europa ka imagjinuar Ballkanin dhe ai ekziston në imagjinatën e mendjes europiane pa i korresponduar një objekti real jashtë saj. Këtë europianët do ta bënin për një arsye: në Ballkanin e tyre imagjinar, mendja europiane do të paraqiste alter egon e vet, domethënë “tjetrin” brenda vetes. Ky është argumenti bosht i librit “Ballkani imagjinar: Ballkani si alter ego e Europës” i historianes Maria Todorova, i përkthyer në gjuhën shqipe nga Bashkim Shehu dhe i botuar në Tiranë në vitin 2013. Për të biseduar rreth këtij libri, na bashkohet Piro Rexhepi, kërkues shkencor në Kolegjin Universitar në Londër (UCL).
Kosovo Dispatch - E1: An International Conference to resolve the Kosovo-Serbia conflict? - with Milos Pavkovic
In the first episode of Kosovo Dispatch, we discuss the limited progress in the EU-facilitated Kosovo-Serbia dialogue and explore the possibility of a revised dialogue format, focusing on the idea of convening an international conference to achieve a final deal. The host, Visar Xhambazi, interviews Milos Pavkovic, a researcher and civil society activist based in Belgrade, who provides insights on the current state of the dialogue, the potential success of the EU approach, and the advantages and disadvantages of organizing an international conference.
Çelnaja - E26: Kiritikë Modernitetit me Alban Bokshin
Në episodin e njëzetegjashtë të emisionit Çelnaja, së bashku me Alban Bokshin, studiues i filozofisë, i bëjmë kritikën modernitetit duke shtjelluar filozofinë e subjektit në raport me teknologjinë dhe shkencën. Biseda jonë fokusohet në zhvillimin e idesë së subjektit, lindjen dhe shtrirjen e modernitetit në përgjithësi. Në vazhdën e këtij diskuimi Alban Bokshi, e bën përvijimin trajektoral të subjektit në raport me dijet, shkencën dhe teknologjinë duke filluar nga Rene Decartes deri tek Michel Foucault. Flasim për teknologjinë dhe shkencën, tëhujasimin e objektit dhe natyrës, kolonizimin, eksploatimin dhe arsyen si niveli më i lartë etik dhe epistemik. Po ashtu, e shtjellojmë kuptimin e vdekjes së zotit tek Nietszche, rolin e teknologjisë në harrimin e qenies tek Heideggeri dhe teknologjitë disiplinarizuese dhe biopushtetin e Foucault. Në pjesën e fundit të këtij bashkëbisedimi kemi folur për patjetërsueshmërinë e debatit mbi themelet dogmatike të emancipimit dhe nivelin e shkollave në Kosovë dhe debatin e përgjithshëm shoqëror në nevojën e de/konstruktimit të subjektit në raport me zhvillimet globale teorike, shkencore dhe teknologjike.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafir: Alban Bokshi
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net.
*Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Çelnaja - E25: Rëndësia e muzeut në shoqëri me Nora Prekazin
Në episodin e njëzetepestë të emisionit Çelnaja, së bashku me Nora Prekazin, etnologe dhe drejtoreshë në muzeun e qytetit të Mitrovicës, flasim për rolin e muzeut në formësimin e bindjeve njerëzore. Përbri shkollave, bibliotekave, teatrove dhe kinemave, edhe muzetë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në emancipimin e shoqërive njerëzore. Me Norën diskutojmë rreth muzeologjisë në Kosovë, llojet e muzeve dhe periudhat historike të muzeve në raport me krijimin e memories kolektive dhe projektimin e të ardhmes. Për më tepër, flasin edhe për strategjitë e munguara qeveritare, vizionin e shtetit që duhet të manifestohet në muzetë e Kosovës dhe sfidat e muzeve qoftë në nivel lokal, qoftë në atë qëndror.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafire: Nora Prekazi
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net.
*Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Çelnaja - E24: Drejtësia në letër dhe në vepër me Rina Kikën
Në episodin e njëzetekatërt të emisionit Çelnaja me Rina Kikën, avokate dhe hulumtuese e të drejtave të njeriut, diskutojmë për raportin e drejtësisë në letër dhe drejtësisë në vepër. Shkak i bisedës sonë është hulumtimi i mentoruar nga ajo, “Kosovo: From paper to practice: Kosovo must keep its commitments to domestic violence survivors”, duke u fokusuar në dhunën e burrave ushtruar ndaj grave dhe fëmijëve. Gjatë emisionit diskutojmë për rëndësinë e perspektivës së shtetit drejt qendërzimit të viktimës dhe veprimit mbi bazat e kësaj qasjeje, me ç’rast garantimi i të drejtës për jetë, strehimi, rehabilitimi dhe punësimi i viktimës duhet të jenë prioritete të shtetit.
Theksi kritik, gjatë këtij emisioni, bie mbi dështimin e shtetit në funksionalizimin e mekanizmave dhe pamundësinë e ushtrimit të drejtësisë si dhe mungesën e mekanizmave shtytës për ushtrimin e plotë të drejtësisë që është e shkruar në letër, e që në rastin më të shëmtuar shteti ka dështuar të mbrojë viktimën. Flasim edhe për qasjen institucionale ndaj viktimave, diskursin publik dhe mediatik në amnestimin e dhunuesit dhe zbehjen e viktimës si dhe nevojën imediate të ofrimit të shërbimeve sociale ndaj viktimave.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafire: Rinë Kika
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net.
*Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Çelnaja - E23: Mediat dhe pushteti me Flutura Kusarin
Në episodin e njëzetetretë të emisionit Çelnaja me Flutura Kusarin, këshilltare ligjore pranë European Center for Press and Media Freedon – ECPMF, diskutojmë për raportet e medias dhe pushtetit, gjegjësisht, flasim për tendencat e shtrirjes së kontrollit të pushteteve ndaj medieve. Gjatë këtij episodi flasim konceptualisht në lidhje me lirinë e shprehjes, kufijtë e shtrirjes së interesit publik në raport me interesin shtetëror dhe rolin e medieve në shtetet demokratike. Më tutje, shtjellojmë nivelin e medieve në Kosovë, trajektoren zhvillimore dhe raportet e tyre me qeveritë respektive. Në kuadër të këtij diskutimi flasim për rolin e gazetarit, gjendjen e gazetarëve dhe tendencat për mbylljen e televizionit Klan Kosova. Në fund fare, nuk e lam pa e përmendur edhe rolin e edukimit mediatik si mundësi e leximit korrekt të medieve dhe nevojën e përfshirjes së saj në kurrikulat shkollore dhe universitare.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafire: Flutura Kusari
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net.
*Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Çelnaja - E22: Reminishenca, aktualja dhe transcendenca përmes fotove me Burim Myftiun
Në episodin e njëzetedytë të emisionit Çelnaja me Burim Myftiun, drejtorin e festivalit më të madh të fotografisë në rajon – FOTOIST, e shtrijmë bisedën rreth temës së fotografisë në raport me kujtesën, aktualen dhe të përtejmen. Burim Myftiu përmes objektivit të tij, në mënyrë krejtsësisht të jashtzakonshme, ka shpalosur motivet e tij në lidhje me luftën, gjendjen e tashme sociale dhe ritualin si mjet transendence. Ai, përgjatë emisionit, na flet për artin e fotografisë, i cili art, mund të mos prodhojë fotografi të bukura, por mund të shpalos momente të paharrueshme, madhështore, herë herë edhe të frikshme e drithëruese, përmes të cilave të ngjallë reminishencë dhe të shpiej subjektin që vështron fotografinë drejt thellësive dhe labirintheve shpirtnore. Me të, shtjellojmë mënyrën e paraqitjes së luftës përmes fotografisë, shpalosjen e kontrasteve sociale, teknikën e hijes në thellësinë e fotografisë dhe rrokjen e transcendencës përmes fotografisë.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafir: Burim Myftiu
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net.
*Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Çelnaja - E21: Formësimi i bindjeve politike me Gent Carrabregun
Në episodin e njëzetënjëtë të emisionit Çelnaja, së bashku me Gent Carrabregun, pedagog në R.I.T. (AUK), flasim për formësimin e bindjeve politike. Për më tepër me të diskutojmë rolin e nocionit dhe realitetit të pushtetit si fillim i çdo bindjeje politike. Gjatë emisionit po ashtu flasim edhe për rolin e origjinës klasore, traditës dhe kulturës fetare, dhe ideologjisë në formimin e dindjeve politike. Po ashtu, gjatë këtij emisioni, flasim për kozmopolitanizmin si mundësi, lirinë si bosht të ndërtimit të ngrehinës politike, aktualitetin e ideologjive sunduese dhe paradokset e shtetit dhe shoqërive liberale.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafir: Gent Carrabregu
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net.
*Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Çelnaja - E20: Adoleshenca dhe shëndeti mendor me Natyra Agani-Destanin
Në episodin e njëzetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Natyra Agani Destanin, ligjeruese në departamentin e psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, diskutojmë për adoleshencën dhe shëndetin mendor. Fillimisht diskutojmë rreth metodës dhe problematikës apo dinamikës së definimit konceptual të nocioneve si shëndet mendor, adoleshencë dhe normalitet. Gjatë emisionit flasim për avantazhin e identifikimit të hershëm të problemeve mendore tek fëmijët dhe adoleshentët, shkaqet dhe trajtimin e tyre.
Flasim edhe për identifikimin e depresionit tek fëmijët dhe adoleshentët në ambientet familjare, indeferencën e adoleshentëve dhe hezitimin për të shkuar te psikologu. Diskutojmë edhe formësimin e identitetit tek adoleshentët, si njëri ndër proceset shumë të rëndësishme në këtë etapë jetësore, dinamikat, fluiditetin dhe respektimin e lirisë së përzgjedhjes. Po ashtu, gjatë këtij emisioni, kemi diskutuar edhe për bullizmin, stereotipizimin dhe ndikimin e teknologjisë digjitale në shëndetin mendor të adoleshentëve.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafire: Natyra Agani Destani
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net.
*Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Linku në Sbunker.
Çelnaja - E19: Media, edukimi dhe gazetaria me Abit Hoxhën
Në episodin e nëntëmbëshjetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Abit Hoxhën, ligjerues në Universitetin Agder në Norvegji, diskutojmë rreth medieve dhe rolin e tyre në formësimin politik dhe social të qytetarit. Për më tepër, diskutojmë për konceptin bazik të medias, modelin e medieve në Kosovë, gazetarin si model të intelektualit dhe modelin e medieve në Kosovë. Po ashtu, gjatë këtij emisioni flasim për raportin kompetitiv midis medies dhe politikës dhe rolin korrektues që media duhet të ketë për pushtetin. Në këtë emision gjithashtu e shtjellojmë edhe konceptin e edukimit medial dhe dekonstruktimin kritik të përmbajtjes mediale.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafir: Abit Hoxha
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net.
*Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Linku në Sbunker.
Çelnaja - E18: Universiteti i Prishtinës me Arta Basha Jakupin
Në episodin e tetëmbëdhjetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Arta Basha Jakupin, prorektore e Universitetit të Prishtinës, flasim për mundësitë që ofron ky universitet. Duke qenë universiteti i parë dhe më i madhi publik në vend dhe me kosto zero të shpenzimeve, a është UP-ja ende preferenca e parë për studentët e ardhshëm? Në emision diskutojmë edhe për kualitetin, radhitjen e UP-së në nivel botëror dhe strategjinë e ndërkombëtarizimit të tij. Gjithashtu, flasim edhe për ankesat e shumta që hulumtues dhe ligjerues ia drejtojnë Universitetit në lidhje me përzgjedhjen dhe avancimin e stafit akademik.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafire: Arta Basha Jakupi
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net.
*Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Linku në Sbunker.
Çelnaja - E17: Filozofia dhe Kritika me Jeta Mulajn
Kritika është një lloj arti i të menduarit që ditë e më tepër po i mungon shoqërisë sonë. Nën ndikimin e vrullshëm të fenomeneve dhe nën yshtjen e hëpërhëshmërisë së qenit prezent brenda fenomenit, kritika e ka humbur fillin e saj si formë e mendimit që shkoqitet dhe pravolon mbi relitetin. Si e tillë, duke qenë e shkoqitur dhe përtej realitetit, ajo e gjykon, e interpreton dhe më në fund shpall fitoren e saj kundrejt realitetit mbizotërues. Në gjykimin e përgjithshëm shoqëror, sot për sot, kritika është zëvendësuar me opinionin, si gjykim subjektiv apo moralizimin si formë e të gjykuarit etik.
Në episodin e shtatëmbëdhjetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Jeta Mulajn, diskutojmë për filozofinë dhe kritikën. Fillimisht, flasim për rolin dhe kontributin e filozofisë, kontributin e grave në filozofi dhe nocionin e stabilitetit nga perspektiva filozofike si mundësi për zhvillim dhe progres. Më tej flasim për kritikën, historikun dhe llojet e kritikës varësisht rrethanave dhe kontekstit të ngjizjes së saj, si dhe për universalitetin apo gjithpërfshirshmërisë së kritikës në raport me historinë e ideve dhe gjeografitë apo qytetërimet botërore. Gjatë emisionit, po ashtu, preket edhe roli i kritikës në raport me pushtetin, antikolonizalizmi dhe kritika dekoloniale.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafire: Jeta Mulaj
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net.
*Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Linku në Sbunker.
Çelnaja - E16: Dhuna seksuale si mjet lufte me Feride Rushitin
Në episodin e gjatshtëmbëdhjetë me Feride Rushitin, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës diskutojmë shtruar në lidhje me dhunën seksuale si strategji të integruar lufte, të mirëmenduar dhe të ushtruar në mënyrë sistematike. Për më tepër flasim narrativët e pasluftës në lidhje me luftën, të zhdukurit dhe të mbijetuarit. Po ashtu diskutojmë për format e manifestimit të pasojave të dhunës te gratë dhe burrat. Ndër të tjera, theksojmë rëndësinë kyçe të vetëdijësimit të shoqërisë sa i përket solidarizimit me të mbijetuarat/it dhe rreshtimit krah më krah me ta për ta kaluar këtë sfidë dhe fituar këtë betejë.
On this episode of Çelnaja we talk to Feride Rushiti, the director of the Kosova Rehabilitation Center for Torture Victims (KRCT). With dr.Rushiti we delve into the concept of sexual violence as a well-thought war tactic that is exerted in a systematic way. Moreover, we talk about the post-war narratives on the war in Kosovo, the missing persons and the survivors of sexual violence. We also discuss the different forms of the manifestation of the consequences of violence on women, as well as men. Among other things, we emphasize the crucial importance of raising awareness in society about the need for solidarity with the survivors and the much needed support system in order to overcome this challenge and ultimately win this battle.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafire: Feride Rushiti
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms
• Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net.
Ky podkast është prodhuar në bashkëpunim ndërmjet Sbunker, forumZFD programi në Kosovë dhe QKRMT, dhe është mbështetur përmes fondeve të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).
[Eng: This podcast is produced in partnership between Sbunker, forumZFD Kosovo program and KRCT, and is supported by funds received from the German Federal Ministry on Economic Development and Cooperation (BMZ)].
Çelnaja mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Linku në Sbunker.
Çelnaja - E15: Dritëshkrimi dhe dritëshkronja me Rromir Imamin
Fotografia është formë e ngujimit të momenteve në imazhe plastike dhe elektronike. Ajo ka gjetur përdorimin e saj që prej nevojave më të thjeshta private, administrative deri në industrinë e argëtimit dhe botën e filmit. Përtej një shënjimi momenti të paharrueshëm e kujtimi, fotografia shpesh shihet si përpjekje egoistike dhe narcistike, e here-herë edhe si terapi për motivim dhe përmirësim të imazhit të vetes apo objektit që kap objektivi i aparatit.
Në episodin e pesëmbëdhjetë të emisionit Çelnaja me Rromir Imamin flasim për dritëshkrimin dhe dritëshkronjat, gjegjësisht, për fotografimin dhe fotografinë. Rromir Imami, një artist që vepron në Zvicërr, flet për asryen e shënjimit të fotografisë si dritëshkrojnë dhe fotografimit si dritëshkrim, bazuar në konceptin origjinal të saj, të shkruarit me dritë. Ai flet për fotografinë portrtet si një mënyrë efektive për përmirësimin e shëndetit mendor në raport me imazhin e arritur dhe të fortë që ndjell fotografia. Me Rromirin, gjithashtu, flasim edhe për portretin e arritur dhe teknikat e një fotografie të bukur. Na ndiqni!
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafir: Rromir Imami
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net.
*Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Linku në Sbunker.
Çelnaja - E14: Gjuha, mendimi dhe politika me Gazmend Bërlajollin
Përveçse mjet i rëndësishëm komunikimi, gjuha është një fenomen i gjallë, përmes të cilës jo vetëm që shprehen idetë, kuptimet dhe domethëniet por gjithashtu formësohen bindjet, kujtimet dhe historitë. Gjuha ka luajtur rol të rëndësishëm në formimin e identiteve fisnore, etnike, krahinore. Gjuha është shtrati kryesor ku shtrihet mendimi, kultura dhe politika.
Në episodin e katërmbëdhjetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Gazmend Bërlajollin, diskutojmë për raportet midis gjuhës, mendimit dhe politikës. Për më tepër, flasim për variacionet e gjuhës shqipe, problemin e standardit të ’72 dhe nevojën e plotësimit të këtij standardit. Ndër të tjera e shtjellojmë edhe shpërfaqjen më të theksuar të dialektit gegë dhe motivet kulturore dhe politike të këtij fenomeni. Në fund fare flasim për rolin e gjuhëtarit dhe sfidat e gjuhës shqipe në epokën e teknologjisë digjitale dhe globalizmit.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafir: Gazmend Bërlajolli
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net.
*Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Linku në Sbunker.
Çelnaja - E13: Gruaja dhe sfidat politike në Mal të Zi me Sabina Osmanoviqin
Qytetarët e Europës Juglindore, përpos që problemet politike i kanë të ngjashme, ata kanë të përbashkëta sfida të tjera, si e kaluara konfliktuoze, sfidat e tranzicionit shoqëror dhe vizioni i qartë për të ardhmen. Në këtë kontekst, përtej disa hapërimeve të vogla, edhe Mali i Zi vazhdon të jetë i trazuar në kontekst të përplasjeve etnike dhe gërshetimeve të interesave globale.
Në episodin e trembëdhjetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Sabina Osmanoviqin, profesore e gjuhës Gjermane në Mal të Zi, do të diskutojmë pozitën e grave në shoqërinë malazeze, sfidat e grave shqiptare atje dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën publike. Për më tepër, diskutojmë po ashtu për rëndësinë e letërsisë gjermane dhe mospërfshirjen e saj në kurrikulat shkollore. Në këtë episod shqyrtojmë edhe për shëmbëlltyrën e akademikut si model dhe modelet e tjera që i ofrohen shoqërive tona.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafire: Sabina Osmanoviq
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net.
Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers.
Linku në Sbunker.
Çelnaja - E12: Ballafaqimi me të kaluarën me Nora S. Ahmetajn
Paqja në Ballkan, edhe pas dy dekadave vazhdon të mbetet e brishtë. Temat si ballafaqimi me të kaluarën, drejtësia tranzicionale, të pagjeturit dhe bisedimet e vazhdueshme të palëve për një zgjidhje të qëndrueshme politike, vazhdojnë të jenë barrë e rëndë. Kjo e bën të pamundur një perspektivë dhe projeksion të qartë për ardhmërinë e rajonit.
Në episodin e 12 të emisionit Çelnaja, me Nora S. Ahmetajn shtrojmë pyetje se si do t’ia mësojmë historinë fëmijëve tanë. Kjo pyetje nuk është një bisedë e thjeshtë që mund të kalojë midis një prindi dhe një fëmije, por ngërthen një sërë institucionesh. Për më tepër, diskutojmë për hapat e shkrimit të historisë, mbledhjen e fakteve, dokumentimin dhe validimin përmes metodave krahasuese. Përbri arritjeve të drejtësisë tranzicionale dhe ballafaqimit me të kaluarën, me Nora Ahmetajn përpiqemi t’i përgjigjemi pyetjes se a ka mundësi që të pagjeturit të minojnë paqen apo pajtimin e popujve.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafire: Nora S. Ahmetaj
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net.
Ky episod është prodhuar në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Sbunker dhe forumZFD Kosovë.
Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Linku në Sbunker.
Çelnaja - E11: Intelegjenca Artificiale me Luljeta Plakolli-Kasumin
Zhvillimi i inteligjencës artificiale të avancuar, e cila funksionon pa ndërveprimin njerëzor dhe mund të kryej detyra dhe ofrojë zgjidhje pa ndonjë ndërhyrje njerëzore, ka ngritur shqetësime rreth ecejakes së zhvillimeve të reja teknologjike në raport me qenien njerëzore. Sado që thuhet, me plot siguri, se inteligjenca artificiale është një mundësi për ndërrmarësi dhe zhvillimin e bizneseve të reja, megjithatë pyetja qëndron: A mund Inteligjenca artificiale ta zëvendësojë njeriun?
Në episodin e njëmbëdhjetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Luljeta Plakolli-Kasumin, do të flasim për trendet e Intelegjencës Artificale dhe ChatGPT. Ndër të tjera, me të kemi diskutuar për historikun e zhvillimin të inteligjencës artificale tendencat ose mundësitë e saj për zëvendësimin e njeriut me të. Gjatë emisionit, gjithashtu, është diskutuar për mundësitë që ofron inteligjenca artificiale në fushën e ndërmarrësisë. Kemi folur edhe për të drejtat e autorit në raport me ChatGPT, pronën intelektuale dhe implikimin e normave legale dhe etike në përdorimin e ChatGPT-së.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafire: Luljeta Plakolli-Kasumi
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net.
Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Linku në Sbunker.
Çelnaja - E10: Poezia me Ervina Halilin
Poezia është zhanri më i vjetër i mbartjes së dijeve ndër breza. Poezia dokumenton përvojat, herë shpirtërore e herë empirike, të ecejakes së njerëzimit e deri në manifestimin e përshtypjeve qoftë edhe më të thjeshta të subjektit krijues. Më tepër se një zhanër apo trend letrar, poezia ka të bëjë me krijimin e vazhdueshëm të botës, vetë-përceptimin e njeriut brenda këtij krijimi dhe vendin e tij në natyrë.
Në episdonin e dhjetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Ervina Halilin, shkrimtare dhe hulumtuese në fushën e letërsisë, flasim për poiesis-in si fenomen dhe ndërlidhjën primordiale mes frymëzimit dhe procesit krijues. Flasim gjithashtu për poezinë si një qenie e fshehur brenda njeriut, karakterin transhendent të frymëzimit dhe harresën njerëzore – tëhuajsimin – në raport me natyrën. Flasim dhe për non-dualitetin, maskulinitetin fragmentarizues me qëllim nënshtrimi dhe feminitetin gjithpërfshirës. Në fund fare flasim për erosin dhe poezisin.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafire: Ervina Halili
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net.
Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Linku në Sbunker.
Çelnaja - E9: Teknologjia dhe Shoqëria me Violeta Zefin
Teknologjia është e sotshmja dhe e ardhmja e njerëzve. Teknologjia digjitale është hapësira, realiteti virtual drejt të cilës njeriu përpiqet të arratiset. Instrumente arratisjeje deri më tani kanë qenë meditimi, muzika, substancat narkotike, kurse tash e tutje është edhe teknologjia digjitale. Asociacionet serioze të psikologëve botërorë ngrenë shqetësime të mëdha në përdorimin e pa masë të teknologjisë sidomos nga fëmijët dhe adoleshentët.
Në episodin e nëntë të emisionit Çelnaja, së bashku me Violeta Zefin, ligjeruese universitare dhe hulumtuese e psikologjisë klinike, flasim për teknologjinë dhe njeriun. Me të, për më tepër, diskutojmë rreth moshës së duhur në përdorimin e telefonit dhe mënyrën e përdorimit të rrjeteve sociale. Flasim, po ashtu, edhe për ndikimin e rrjeteve sociale, platformave digjitale në shëndetin mendor; si dhe nevojën e shmangies dhe përdorimit sa më të arsyeshëm të teknologjisë digjitale.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafire: Violeta Zefi
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net.
Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Linku në Sbunker.
Çelnaja - E8: Politika, trupi dhe gruaja me Sibel Halimin
Trupi, përtej imanencës biologjike, është objekt dhe instrument i pushtetit politik. Tejkalimi i tij si realitet përfundimtar dhe objekt mbi të cilin ndërtohet pushteti kërkon një qasje emancipuese dhe intelektuale të politikës. Kurse, pushteti në raport me seksualitetin, kërkon dekonstruktimin e binaritet trup-intelekt dhe grua-burrë.
Në episodin e tetë të emisionit Çelnaja me Sibel Halimin, sociologe dhe politikane, diskutojmë rreth angazhimit të intelektualit/es në politikë, përkatësinë politike dhe publike të trupit dhe dekonstruktimin e dikotomisë burrë-grua, por edhe për nevojën e zhbërjes së roleve të paracaktuara gjinore në aktivizëm publik dhe politikë.
Për detaje dhe shqyrtime të tjera vazhdoni të ndiqni emisionin.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafire: Sibel Halimi
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net.
Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Linku ne Sbunker.
Çelnaja - E7: Gjuetia e shtrigave me Valmira Rashitin
A janë shtrigat thjesht një realitet mitik i një të kaluare të largët, apo vazhdojnë të mbeten reale edhe sot, në një kontekst tjetër politik e social? Në diskursin publik, hakmarrjet me karakter politik e social zakonisht përshkruhen përmes togfjalëshit ‘gjueti shtrigrash’, duke u bazuar në historinë e mesjetës, ku shtrigat përndiqeshin dhe vriteshin me dekret kishtar. Por, a kanë qenë vërtet shtrigat me aftësi magjike dhe ndjellakeqe, apo thjesht gra të cilat kërkonin status tjetër politik, kulturor dhe social?
Në episodin e shtatë të emisionit Çelnaja flasim për historinë e shtrigave. Me Valmira Rashitin, aktiviste dhe hulumtuese, diksutojmë për historinë e paraqitjes së shtrigave në mesjetë dhe gjatë periudhës së kalimit nga sistemi feudal në atë kapitalist. Gjithashtu flasim për aspektin semantik të nocionit ‘shtrigë’, historinë e shtrigave në mitologjinë shqiptare dhe ndërlidhjen e tyre me shtypjen e grave sot.
Për detaje dhe shqyrtime të tjera vazhdoni të ndiqni emisionin.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafire: Valmira Rashiti
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net.
Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Linku në Sbunker.
Çelnaja - E6: Shëndeti Mendor me Shegë Bahtirin
Shëndeti mendor vazhdon të mbetet preokupim i njeriut të sotëm, institucioneve dhe instituteve hulumtuese. Psikologjia tradicionale e bazuar kryesisht në vëzhgimet klinike duke krijuar kategorizimet konceptuale dhe diagnostike sikur ankthi, depresioni, çrregullimi bipolar, çrregullimi posttraumatik, është përpjekur të gjejë mënyrat e trajtimit dhe kurimit. Studimet dhe zhvillimet e reja po i tejkalojnë kategorizimet e psikologjisë tradicionale në lidhje me shëndetin mendor.
Episodi i gjashtë i dedikohet trendeve të reja transdiagnostike. Me hulumtuesen Shegë Bahtiri trajtojmë kapërcimin e kategorive tradicionale, konceptin e spektrit dhe psikologjinë transdiagnostike. Për më tepër flasim edhe për fenotipimin digjital, biomarkerët dhe digjitalizmin e subjektives.
Për detaje dhe shqyrtime të tjera vazhdoni të ndiqni emisionin.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafir: Shegë Bahtiri
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net.
Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Linku në Sbunker.
Çelnaja - E5: Teatri politik me Jeton Nezirajn
Episodi i pestë i Çelnajës i kushtohet teatrit politik. Teatri është një pjesë e rëndësishme jetës dhe formësimit tonë estetik. Me Jeton Neziraj diskutojmë nivele të ndryshme për treatrin politik, dramaturgjinë, kritikën dhe edukimin me teatër. Po ashtu flasim për lirinë, shijet dhe përjetimet që ofron loja në skenë.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafir: Jeton Neziraj
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Alb Films
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net.
Projekti mbështetet nga Rockefeller Brothers Fund.
Linku në Sbunker.
Çelnaja - E4: Identitetet shoqërore me Greta Avdylin
Episodi i katërt i Çelnajës i kushtohet identiteteve shoqërore. Së bashku me sociologen Greta Avdyli, diskutojmë rreth identitetit dhe formave të manifestimit të tij. Për më tepër flasim për identitetet qëndrore dhe periferike si dhe kontekstet historike dhe kulturore në formësimin e identiteteve të ndryshme shoqërore në epokën e globalizmit. Me Gretën, përpiqemi të dekonstruktojmë hegjemoninë dhe dominimin semantik të identitetit kombëtar karshi identiteteve të tjera shoqërore, sikurse identitetet gjinore, artistike, profesionale, apo sportive. Në fund fare flasim edhe për mundësinë e mbindërtimit të identitetit njerëzor si identitet përbrendësues.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafire: Greta Avdyli
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Alb Films
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net.
Projekti mbështetet nga Rockefeller Brothers Fund.
Linku në Sbunker.
Çelnaja - E3: Pushteti, Dhuna dhe Patriarkati me Visar Ymerin
Në diskursin publik pushteti nënkupton qeverinë, partitë politike dhe institucionet tjera vendimmarrëse. Por, kuptimet dhe praktikat e pushtetit janë më të thella se kaq. Pushteti është njëri ndër konceptet kryesore të shkencave sociale, ndërsa si praktikë herë e qendërzume herë e shpërndarë në kontrollimin, dominimin dhe projektimin e “tjetrit”. Pushteti si agjent i kontrollit është, ndër të tjera, po ashtu praktikë e konstruktimit gjinor të burrit dhe projektimin e tjetrit grua dhe nështrimin e saj.
Episodi i tretë i emisionit Çelnaja i dedikohet raportit midis pushtetit, dhunës dhe patriarkatit. Në emision, së bashku me Visar Ymerin nga Insituti për Politika Sociale – Musine Kokalari, diskutojmë rreth pushtetit dhe formave të shtrirjes së tij. Me Visarin flasim për rolin e pushtetit në legjitimimin e dhunës, 'superioritetin' e burrave ndaj 'inferioritetit' të grave dhe dekonstruktimin teorik të këtij pushteti të fortë që lehtësisht prodhon “tjetrin” e dobët. Shqyrtuam edhe tema të tjera si nacionalizmi, patriotizmi dhe patriarkati; raporti midis neoliberalizmit, dhunës dhe patriarkatit; kritikës feministe dhe barazisë.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafir: Visar Ymeri
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net.
Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Linku në Sbunker.
Çelnaja - E2: Hapësira Publike me Fjollë Cakën
Hapësira publike është një koncept i rëndësishëm në shkencat sociale dhe hapësirë e lirë dhe e qasshme e qytetit nga ana e qytetarëve. Hapësira publike është hapësira e cila mundëson një pjesë të rëndësishme të zhvillimit individual dhe kolektiv të shoqërisë. Sheshet publike janë hapësirat ku qytetarët zhvillojnë komunikim aktiv në nivelin social, kulturor dhe atë ekonomik. Hapësira publike është hapësira ku zhvillohet debati për shoqërinë dhe gjithçka që ndërlidhet me mirëqenien dhe funksionimin e saj.
Episodi i dytë i emisonit Çelnaja i dedikohet pikërisht kësaj çështjeje. Në emision, së bashku me aktivisten dhe arkitekten Fjollë Caka flasim për raportin e shoqërisë me hapësirën publike. Përveç se si koncept, hapësirën publike e diskutojmë edhe si realitet shoqëror ku analizojmë historikun e evoluimit të këtij koncepti. Në emision flasim për Prishtinën, periferinë dhe qendrën e saj, ndërtimet në qytet dhe uzurpimet e hapësirave publike. Më detajisht, trajtojmë edhe çështjen e parkingut të ndërtuar në kampusin universitar të UP-së.
Për detaje dhe shqyrtime të tjera vazhdoni të ndiqni emisionin.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafire: Fjollë Caka
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net.
Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Linku në Sbunker.
Çelnaja - E1: Edukimi seksual me Mirishahe Sylën
Edukimi seksual, sado që është i pranishëm si nocion në opinion publik, në shoqërinë kosovare vazhdon të mbetet akoma si temë e heshtur apo e ndaluar. Përveç kësaj, ajo vazhdon të jetë një temë e keqkuptuar dhe keqintepretuar. Edukimi seksual ende nuk është pjesë e kurrikulave shkollore në vend.
Episodi i parë i emisionit Çelnaja i dedikohet pikërisht edukimit seksual. Në emision, së bashku me aktivisten dhe publicisten Mirishahe Syla flasim për edukimin seksual si koncept dhe si praktikë e edukimit shkollor të sistemuar. Në nivel konceptual Mirishahja thekson nevojën e perspektivës feministe me qëllim të dekonstruktimit të sistemit patriarkal dhe konceptimin e edukimit seksual si rrugëtim vetënjohës dhe çlirues; kurse në nivel të edukimit sistematik shkollor, ajo flet për nivelin biologjik, psikologjik dhe filozofik të edukimit të fëmijëve.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafire: Mirishahe Syla
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri - AlbDizajn
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net
Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Linku në Sbunker.
Lexime: Episodi 20 - Simone De Beauvoir, “Seksi i dytë I: Faktet dhe mitet” dhe “Seksi i dytë II: Përvoja e jetuar”, me Liridona Sijarinën
Libri i filozofes, shkrimtares dhe teoricienes sociale, Simone De Beauvoir “Seksi i dytë I: Faktet dhe mitet” dhe “Seksi i dytë II: Përvoja e jetuar” i botuar në shqip në Tiranë në vitin 2002 me përkthim të Nasi Lerës, është një nga librat kryesorë të literaturës feministe. I botuar në vitin 1949, libri i paraprinë fazës ose valës së dytë të feminizmit që ka përshkuar vitet e gjashtëdhjeta dhe shtatëdhjeta të shekullit XX, duke qenë se formëson pyetjet më të rëndësishme që u shtruan në valën e dytë të lëvizjes feministe. Për të biseduar rreth këtij libri, na bashkohet Liridona Sijarina, studente e masterit në programin studime kritike të gjinisë në Universitetin e Europës Qendore në Vjenë.
Moderator: Gëzim Selaci
Mysafire: Liridona Sijarina
Linku në Sbunker.
Lexime: Episodi 19 - Michel Foucault, Historia e seksualitetit 1: Vullneti për dije me Alban Bokshin
Në librin “Historia e seksualitetit 1: Vullneti për dije” të botuar në shqip në Tiranë në vitin 2012 me përkthim të Orgest Azizit, filozofi Michel Foucault vë në pah një marrëdhënie midis zhvillimit të llojeve të caktuara të dijes mbi seksualitetin dhe shtimit të rregullimit të sjelljes seksuale gjatë shekujve XVIII dhe XIX. Për të biseduar rreth këtij libri, na bashkohet Alban Bokshi. Ai ka studiuar politika krahasuese dhe studime europiane në Universitetin e Sussexit, si dhe filozofi në Universitetin e Staffordshireit.
Moderator: Gëzim Selaci
Mysafir: Alban Bokshi
Linku në Sbunker.
Lexime: Episodi 18 - Tzvetan Todorov, "Konkuista e Amerikës: Çështja e “tjetrit” me Shasivar Kabashin
Libri për të cilin bisedojmë sot ka të bëjë me pushtimin dhe kolonizimin, me “veten” dhe “tjetrin”. Kolonizimin e kontinentit amerikan, që për Botën europiane përbën një takim me të ashtuquajturën Botën e tretë dhe me ndërtimin e raportit në mes "vetes së qytetëruar" dhe “tjetrit barbar". Libri “Konkuista e Amerikës: Çështja e “tjetrit”, i historianit, filozofit, sociologut dhe kritikut letrar, Tzvetan Todorov, i botuar në shqip në Tiranë në vitin 2015 me përkthim të Primo Shllakut, analizon veprimet e pushtuesëve spanjollë ndaj popullatës vendëse të amerikës së shekullit XV. Për të biseduar rreth këtij libri, na bashkohet Shasivar Kabashi, kandidat i doktoratës në histori në Universitetin e Stambollit.
Moderator: Gëzim Selaci
Mysafir: Shasivar Kabashi
Linku në Sbunker.
Lexime: Episodi 17 - Ralf Dahrendorf , “Konflikti shoqëror modern, ese për politikën e lirisë” me Bajram Luzhën
Konflikti është i pashmangshëm në shoqëri. Ai ndodh dhe rezulton në forma të reja të organizimit shoqëror. Kështu, konflikti është motor i ndryshimeve shoqërore, është i shëndetshëm e i nevojshëm, për aq sa mundëson liri shoqërore e politike. Këto janë temat bosht të librit “Konflikti shoqëror modern: Ese për politikën e lirisë” të sociologut Ralf Dahrendorf, të botuar në Tiranë në vitin 1997 dhe të përkthyer nga Gjergj Peçi. Për të diskutuar rreth këtij libri na bashkohet Bajram Luzha, student i masterit në sociologji në Universitetin e Prishtinës.
Moderator: Gëzim Selaci
Mysafir: Bajram Luzha
Linku në Sbunker.
Lexime: Episodi 16 - Gëzim Selaci dhe Abdulla Rexhepi, “Leximi kritik i Tekstit I: Kritikë e arsyes islame” me Sead Zimerin, pjesa II
Kjo është pjesa e dytë e diskutimit të librit “Leximi kritik i Tekstit I: Kritikë e arsyes islame” të redaktuar dhe të përkthyer nga unë Gëzim Selaci dhe Abdulla Rexhepi. Në esenë e tij “Kultura shkencore dhe mjerimi i mendimit fetar” që është pjesë e këtij libri, filozofi Sadik Al-Azm konstaton një raport përjashtues në mes doktrinave fetare dhe dijes shkencore moderne. Ai diskuton disa përpjekje të mendimit fetar bashkëkohor për të gjetur zgjidhje se si të pajtohen feja dhe shkenca me njëra-tjetrën, por që, sipas tij, të gjitha dështojnë. Për të biseduar rreth kësaj eseje, na bashkohet Sead Zimeri, ligjërues i filozofisë në Universitetin e Trömsos, Universitetin Arktik në Norvegji.
Moderator: Gëzim Selaci
Mysafir: Sead Zimeri
Për më shumë: http://bitly.ws/yJDK
Linku në Sbunker.
Ylber - Episodi 6: Shëndeti mendor i personave LGBT+
Presioni për të fshehur identitetin e tyre, lufta për të dalë hapur dhe mungesa e mbështetjes nga familjet e tyre dhe shoqëria në përgjithësi i bëjnë njerëzit LGBT+ më të ndjeshëm ndaj çrregullimeve të humorit, depresionit, ankthit, vetëvrasjes dhe abuzimit me substancat, nëse krahasohen me popullatën e përgjithshme.
Ky është një rezultat i drejtpërdrejtë i stigmës dhe vetmisë me të cilën përballen personat LGBT+ për shkak të identitetit të tyre që nuk përputhet me normën cis dhe heteroseksuale.
Për të diskutuar të gjitha aspektet e shëndetit mendor të personave LGBT+, ne ftuam psikoterapisten Ajete Kerqeli, e cila ndau informacione rreth mekanizmave më të zakonshme të ballafaqimit që përdorin personat LGBT+ për të mbijetuar në një shoqëri homotransfobike dhe po ashtu punën që duhet bërë për të mbrojtur dhe promovuar shëndetin mendor, duke filluar nga një ndërgjegjësim i rritur në nivel institucional dhe shoqëror.
Edhe pse burimet për shëndet mendor në Kosovë janë të pakta, janë të pakta edhe organizatat që ofrojnë një sërë shërbimesh sociale falas për personat LGBT+ në nevojë.
Një shembull i rëndësishëm është “Linja e jetes”. Drejtori i Linja e jetës Bind Skeja na u bashkua për të folur më shumë për përvojën e tyre në ofrimin e këshillimit telefonik falas dhe anonim për njerëzit queer që përjetojnë sfida të shëndetit mendor.
Moderator: Dardan Hoti
Hulumtues: Roni Idrizaj
Dizajni: Elvira Thaçi
Inçizimi dhe montazha: Gent Gorani
Linku në Sbunker.
*
Ky podcast është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij podcasti është përgjegjësi e vetme e Sekhmet Institute dhe Sbunker dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian apo Rrjetit për Raportim të Diversitetit 2.0.
Ylber: Episodi 5 - Homotransfobia në vendet e punës
Diskriminimi prek njerëzit LGBT+ në shumë vende, duke përfshirë edhe vendin e punës. Krahasuar me format e tjera të diskriminimit, diskriminimi homotransfobik në vendin e punës shpesh anashkalohet. Pjesërisht, kjo ndodh sepse vetë personat LGBT+ ngurojnë të raportojnë rastet e ngacmimit dhe diskriminimit në vendin e punës ndaj tyre, për shkak të mosbesimit ndaj institucioneve dhe frikës se identiteti i tyre gjinor ose orientimi seksual do të zbulohet.
E megjithatë, diskriminimi homotransfobik në vendin e punës ka efekte të tmerrshme, të prekshme në shëndetin mendor dhe stabilitetin socio-ekonomik të njerëzve queer. Për shumë, nënkupton një jetë të mbushur me shfrytëzim të fuqisë punëtore, kushte të pasigurta jetese ose papunësi.
Për të hedhur dritë mbi këtë çështje, ne ftuam Dafina Halilin, redaktore kontribuese në Kosovo 2.0, dhe një gazetare që ka hetuar gjatë jetën queer në Kosovë, duke përfshirë diskriminimin ndaj personave LGBT+ në vendin e punës.
Për ta kontekstualizuar më mirë këtë bisedë, ftuam edhe Donën, një grua transgjinore e cila detyrohet të bëjë një jetë të dyfishtë në punë për shkak të homotransfobisë së kolegëve të saj.
Dëgjoni podcast-in për të mësuar më shumë rreth kësaj çështjeje, pse është e rëndësishme dhe çfarë mund të bëni për të.
• Moderator: Dardan Hoti
• Hulumtues: Roni Idrizaj
• Dizajni: Elvira Thaçi
• Inçizimi dhe montazha: Gent Gorani
Linku në Sbunker.
Ky podcast është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij podcasti është përgjegjësi e vetme e Sekhmet Institute dhe Sbunker dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian apo Rrjetit për Raportim të Diversitetit 2.0.
Lexime: Episodi 15 - Gëzim Selaci dhe Abdulla Rexhepi, “Leximi kritik i Tekstit I: Kritikë e arsyes islame” me Sead Zimerin, pjesa I
Nëse ndonjëherë ju ka intriguar ideja e rikthimit të arsyes në të kuptuarit e fesë islame dhe e përdorimit të analizës shkencore në të studiuarit e dukurisë fetare, atëherë mund t’ju interesojë edhe libri që e diskutojmë sot. Libri “Leximi kritik i Tekstit I: Kritikë e arsyes islame”, i redaktuar dhe i përkthyer nga Gëzim Selaci dhe Abdulla Rexhepi dhe i botuar në Prishtinë në vitin 2021, është një përmbledhje shkrimesh kritike mbi teologjinë klasike islame dhe mendimin bashkëkohor fetar islam. Për të biseduar rreth këtij libri, na bashkohet Sead Zimeri, ligjërues i filozofisë në Universitetin e Tromsos (Trömsas), Universitetin Arktik në Norvegji.
Moderator: Gëzim Selaci
Mysafir: Sead Zimeri
Për më shumë: http://bitly.ws/yJDK
Linku në Sbunker.
Ylber - Episodi 4: Shëndeti Seksual
Shëndeti seksual është një temë që rrethohet nga shumë tabu. Injoranca dhe stigma rreth shëndetit seksual synojnë veçanërisht komunitetin LGBT+, si pasojë e stereotipeve të vjetruara që nuk gjejnë bazë në shkencë. E megjithatë, ngurrimi për të diskutuar publikisht dhe siç duhet për shëndetin seksual ka një ndikim të dëmshëm në higjienën mendore dhe fizike të gjithsecilit, pavarësisht nga identiteti i tyre gjinor dhe orientimi seksual. Për të mësuar më shumë rreth rolit thelbësor që luan shëndeti seksual në mirëqenien e individëve, çifteve dhe familjeve dhe se si ai kontribuon në zhvillimin social dhe ekonomik të komuniteteve tona, në këtë episod ftuam Olimbi Hoxhën, psikoterapiste dhe specialiste e shëndetit publik. Hoxha jeton me HIV prej 25 vitesh dhe ishte personi i parë në Shqipëri që deklaroi publikisht statusin e saj HIV dhe tregoi historinë e saj personale. Hoxha sot është kryetare e shoqatës së të infektuarve me HIV në Shqipëri. Dëgjoni episodin për të mësuar më shumë se çfarë është shëndeti seksual, pse ka rëndësi dhe çfarë mund të bëjmë për të edukuar veten dhe të tjerët për higjienën e mirë seksuale, shëndetin mendor dhe marrëdhëniet cilësore.
• Moderator: Dardan Hoti
• Hulumtues: Roni Idrizaj
• Dizajni: Elvira Thaçi
• Inçizimi dhe montazha: Gent Gorani
Linku në Sbunker.
*
Ky podcast është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij podcasti është përgjegjësi e vetme e Sekhmet Institute dhe Sbunker dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian apo Rrjetit për Raportim të Diversitetit 2.0.
Lexime: Episodi 14 - Michel Foucault, "Disiplinë dhe ndëshkim: Lindja e burgut" me Rita Selimin
Përse sot kodet penale në shtetet e së drejtës nuk sanksionojnë torturën dhe ndëshkimi publik për shkelësit e ligjit, por forma më të zbutura të ndëshkimieve, siç është burgu, dhe se çfarë na tregon kjo për ushtrimin e pushtetit politik mbi subjektet ose qytetarët e tij. Michel Foucault, në librin e tij “Disiplinë dhe ndëshkim: Lindja e burgut”, të botuar në shqip në Tiranë në vitin 2010 me përkthim të Orgest Azizit, ofron një gjeneaologji të teknologjisë moderne të disiplinimit, duke analizuar kalimin e ndëshkimeve penale nga torutura në burgosje. Për diskutuar rreth këtij libri, na bashkohet Rita Selimi, pedagoge e punës sociale në Universitetin e Prishtinës.
Moderator: Gëzim Selaci
Mysafire: Rita Selimi
Linku në Sbunker.
Lexime: Episodi 13 - Charles Taylor, “Etika e autenticitetit” me Hasije Ilazin
Efektet e zhvillimeve të modernitetit në jetën kolektive dhe morale të shoqërive janë problematizuar nga një numër i madh i studiuesëve dhe filozofëve shoqërorë. Filozofi Charles Taylor, në librin “Etika e autenticitetit”, të botuar në shqip në Tiranë në vitin 2008 me përkthim të Virgjil Muçit, ka identifikuar disa rënie ose humbje në kulturën bashkëkohore ose “sëmundje” që vijnë si pasojë e modernitetit. Taylori e ripërkufizon dhe ngulë këmbë që nocioni i “autenticitetit” të merret si themel etik në shoqëritë bashkëkohore. Për të biseduar rreth këtij libri dhe çështjeve që ngre ai, na bashkohet Hasnije Ilazi, profesoreshë e filozofisë në Universitetin e Prishtinës.
Moderator: Gëzim Selaci
Mysafire: Hasije Ilazi
Linku në Sbunker.
Ylber - Episodi 3: Tranzicioni gjinor
Për të gjithë, identiteti gjinor është diçka që na përcaktohet prejt të tjerëve sapo lindim. Për të gjithë ata që janë transgjinorë apo të gjinisë jokonforme, kjo do të thotë se ballafaqohen me shumë stigma gjatë jetës. Gjithashtu ky proces i bën njerëzit trans të kalojnë nëpër procedura të komplikuara, të shtrenjta e delikate që mbështeten në marrjen e shërbimeve të duhura nga institucionet e institucionet janë shpesh të papërgatitura apo pa vullnet për të mbështetur njerëzit trans në tranzicionin e tyre. Blert Morina ka kaluar mes një rrugëtimi të tillë - një rrugëtim veçanërisht të vështirë për dikë që vjen nga një fshat i vogël dhe me pak qasje në informacion.
Bashkangjitur mungesës së informacionit, rrugëtimi i Blertit u vështirësua prej paragjykimeve nga shoqëria, nga stafi mjekësor prej të cilit ka kërkuar vëmendje mjekësore dhe mungesës së shërbimeve të qarta të afirmimit të gjinisë në Kosovë. Dëgjoni këtë bisedë personale me Blert Morinën për të kuptuar më shumë aspektet e ndryshme të proceseve të tranzicionit në Kosovë: përgatitja e nevojshme, hapat që duhet të ndiqen dhe ku mund të gjenden shërbime mjekësore e sa shumë kushtojnë.
Moderator: Dardan Hoti
Hulumtues: Roni Idrizaj
Dizajni: Elvira Thaçi
Inçizimi dhe montazha: Gent Gorani
Linku në Sbunker.