Skip to main content
Sbunker

Sbunker

By Tripika
Podcasti Rendi Botëror do të jetë hapësirë e diskutimit për zhvillimet globale dhe efektet që këto ngjarje prodhojnë për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit. Si iniciativë e Sbunker, podcasti do të organizohet e moderohet nga Agon Maliqi dhe Petrit Zogaj. Njëkohësisht, do të kemi të ftuar relevant/e për temat që do t’i trajtojmë.
Kontakt: info@sbunker.net
Where to listen
Apple Podcasts Logo

Apple Podcasts

Google Podcasts Logo

Google Podcasts

Pocket Casts Logo

Pocket Casts

RadioPublic Logo

RadioPublic

Spotify Logo

Spotify

Currently playing episode

Ylber - Episodi 1: Njohja ligjore e martesave të seksit të njëjtë

Sbunker

1x
Ylber - Episodi 1: Njohja ligjore e martesave të seksit të njëjtë
Kur në media raportohet për çështje të cilat lidhen me personat LGBTIQ+ zakonisht bëhet në formë të senzacionit dhe në mungesë të informatave të sakta. Një nga këto raste është çështja e njohjes institucionale të lidhjeve gej dhe lezbike, ku ka shumë pak raportim për mënyrën se si mungesa e kësaj njohje ndikon në çiftet të cilat nuk janë heteroseksuale dhe në vetë personat e përfshirë në këtë lidhje. Lidhur me këto çështje kemi biseduar me Rina Kikën dhe Erëza Bytyqin për të kuptuar më mirë pasojat e mungesës së ligjit për martesat e seksit të njejtë, përfitimet e njohjes të saj, dallimin në mes bashkësisë civile dhe martesës dhe raste të ndryshme nga rajoni për sfidimin e shtetit nga personat LGBTIQ+. Moderator: Dardan Hoti  Hulumtues: Roni Idrizaj  Dizajni: Elvira Thaçi  Inçizimi dhe montazha: Gent Gorani  Mysafire: Rina Kika dhe Erëza Bytyqi Ky podcast është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij podcasti është përgjegjësi e vetme e Sekhmet Institute dhe Sbunker dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian apo Rrjetit për Raportim të Diversitetit 2.0. Linku në Sbunker.
36:16
August 12, 2022
Lexime: Episodi 10 - Hannah Arendt “Banaliteti i së keqes: Ajhmani në Jeruzalem” me Bleona Kurteshin
Në kushte të caktuara ideologjike dhe në regjime të caktuara politike, e keqja ose e liga bëhet normale, e mirëqenë, e rëndomtë ose banale. Dhe pikërisht kjo është e frikshme: se edhe njerëzit më normalë mund të bëjnë krime në rrethana të caktuara dhe në sisteme të caktuara politike. Është kjo një tezë e propozuar në librin e teoricienes së politikës Hannah Arendt, në librin e saj “Banaliteti i së keqes, Ajhmani në Jeruzalem” të botuar në shqip në Tiranë në vitin 2021 me përkthim të Agim Doksanit. Për të biseduar rreth këtij libri, na bashkohet Bleona Kurteshi, studente e masterit në sociologji në Universitetin e Prishtinës. Moderator: Gëzim Selaci  Mysafire: Bleona Kurteshi Linku në Sbunker.
23:50
May 23, 2022
Lexime: Episodi 9 - David Miller, “Mbi kombësinë” me Greta Avdylin
Nacionalizmi është një forcë e madhe në shumë shoqëri. Për shumë njerëz, identiteti kombëtar është shtresë e rëndësishme e identitetit të tyre nga i cili burojnë edhe obligime të veçanta etike e politike. Mirëpo, a mund të arsyetohet një identifikim i tillë bashkë me obligimet që krijon ai? A i shërben identifikimi kombëtar ndonjë qëllimi të dëshiruar? Për t’iu përgjigjur pyetjeve si këto, teoricieni i politikës, David Miller në librin e tij “Mbi kombësinë” ka propozuar një argument që e arsyeton identitetin kombëtar dhe e çmon atë si shërbyes të qëllimeve të dëshirueshme etike e politike. Libri është botuar në shqip në Prishtinë në vitin 2022 me përkthim të Greta Avdylit. Për të biseduar rreth këtij libri, na bashkohet vetë përkthyesja e librit, e cila është sociologe e diplomuar në Universitetin e Prishtinës. Moderator: Gëzim Selaci Mysafire: Greta Avdyli Linku në Sbunker.
22:56
May 09, 2022
Lexime: Episodi 8 - Mircea Eliade “E shenjta dhe profania” me Ervina Halilin
Për njeriun e lashtë, janë dy mënyra të të qenit në botë: e shenjta dhe profania. E shenjta e shpërfaq vetveten si diçka krejt e ndryshme nga profania; ajo ka të bëjë me kategori transcendente, si Zoti, format, idetë, e të ngjashme. Profania është gjithçka nuk është e shenjtë; ajo emërton ekzistencën në kohë e hapësirë. Kjo është një përmbledhje e librit “E shenjta dhe profania: natyra e fesë” të historianit dhe filozofit të fesë, Mircea Eliade, të botuar në shqip në Tiranë në vitin 2019 me përkthim të Azem Qazimit dhe Denata Qazimit. Për të biseduar rreth këtij libri, na bashkohet Ervina Halili, shkrimtare dhe studiuese e letërsisë në Universitetin e Humboldtit. Moderator: Gëzim Selaci Mysafire: Ervina Halili Linku në Sbunker.
29:42
April 25, 2022
Lexime: Episodi 7 - Joseph A. Schumpeter, “Kapitalizmi, socializmi dhe demokracia” me Artan Mustafën
A mund të mbijetojë kapitalizmi? A mund të funksionojë socializmi? Cila është lidhja midis socializmit dhe demokracisë dhe a mund të jenë të pajtueshme ato? Këto janë tri pyetjet kyç të librit “Kapitalizmi, socializmi dhe demokracia” të ekonomistit Joseph A. Schumpeter të botuar në shqip në Prishtinë në vitin 2022 me përkthim të Blerina Brahos. Për të diskutuar rreth këtij libri, na bashkohet Artan Mustafa, profesor i shkencës politike në Universitetin për Biznes dhe Tekonologji në Prishtinë, fusha e studimit të tij përqëndrohet në politikën e krahasuar të shtetit të mirëqenies sociale. Moderator: Gëzim Selaci Mysafir: Artan Mustafa Linku në Sbunker.
28:39
April 11, 2022
Lexime: Episodi 6 - Craig B. Stanford, “Majmunët gjahtarë” me Lekë Shalën
Si është zhvilluar truri i njeriut në rrugën e gjatë të evolucionit? Një përgjigjje e kësaj pyetjeje shquan rolin e mishëngrënies së hominidëve dhe gjithçka shoqëruar oreksin e tyre për mish. Ky argument, që thekson funksionin kulturor të mishngrënies dhe gjahut në zhvillimin e aftësive mendore dhe marrëdhënieve e strukturave të hershme sociale, është shtjelluar nga biologu dhe antropologu Craig B. Stanford në librin e tij “Majmunët gjahtarë: mishngrënia dhe origjina e sjelljes njerëzore” të botuar në shqip në Prishtinë në vitin 2020 me përkthim të Arsim Canollit. Për të diskutuar rreth këtij libri, na bashkohet Lekë Shala, student masterit në arkeologji parahistorike në Universitetin e Gjenevës.   Moderator: Gëzim Selaci  Mysafir: Lekë Shala Linku në Sbunker.
22:05
March 28, 2022
Lexime: Episodi 5 - Marcel Mauss, “Dhurata” me Arsim Canollin
Shumë shoqëri të ashtuquajtura arkaike fisnore janë sisteme të shkëmbimit të dhuratave. Në shoqëri të tilla ka një obligim ritual në lidhje me dhuratën: obligim për të dhënë, obligim për të marrë dhe obligim për të kthyer atë. Kësisoj, dhurata përshkon tërë aspektet e tyre. Studime të sistemeve të tilla janë përmbledhur në librin “Dhurata: forma dhe fryma e këmbimit në shoqëritë arkaike” të sociologut dhe antropologut Marcel Mauss, të botuar në shqip me përkthim të Arton Ahmetajt, në Prishtinë në vitin 2020. Për të diskutuar rreth këtij libri, na bashkohet Arsim Canolli, profesor i antropologjisë në Universitetin e Prishtinës.   Moderator: Gëzim Selaci  Mysafir: Arsim Canolli Linku në Sbunker.
26:39
March 14, 2022
Lexime: Episodi 4 - Ernest Gellner, “Kombet dhe nacionalizmi” me Agnesa Haxhiun
Sipas disa pikëpamjeve teorike, kombet janë entitete relativisht të vonshme në historinë njerëzore. Ato janë konstruktuar në modernitet. Në literaturë, këto pikëpamje quhen me një emër përmbledhës “teoria konstruksioniste ose moderniste”. Në mesin e teoricienëve të këtij drejtimi është edhe antropologu shoqëror dhe filozofi Ernest Gellner. Në librin e tij “Kombet dhe nacionalizmi” të botuar në shqip me përkthim të Mentor Aganit, në Prishtinë në vitin 2009, autori ofron një shpjegim të lindjes së kombeve dhe të rolit të lëvizjeve nacionaliste në këto procese. Për të diskutuar rreth këtij libri, na bashkohet Agnesa Haxhiu, pedagoge e sociologjisë në Universitetin e Prishtinës. Moderator: Gëzim Selaci Mysafire: Agnesa Haxhiu Linku në Sbunker.
24:15
February 28, 2022
Lexime - Episodi 3: Daron Acemoglu dhe James A. Robinson, “Pse dështojnë kombet” me Bekim Baliqin
Përse disa shoqëri janë të pasura, kurse të tjerat të varfëra? Për arsye të rrethanave gjeografike? Për arsye të kulturës, besimit dhe vlerave? Për arsye të aftësisë, përkatësisht të paaftësisë dhe injorancës së udhëheqësve të tyre politikë? Apo për një arsye krejt tjetër nga këto? Kjo është pyetja që shtrojnë ekonomistët Daron Acemoglu dhe James A. Robinson në librin e tyre “Pse dështojnë kombet: origjina e pushtetit, prosperitetit dhe varfërisë” të botuar në shqip në Prishtinë në vitin 2019 me përkthim të Florim Canollit. Për të biseduar rreth këtij libëri, na bashkohet Bekim Baliqi, profesor në Departamentin e Shkencës Politike në Universitetin e Prishtinës. Moderator: Gëzim Selaci Mysafir: Bekim Baliqi Linku në Sbunker.
26:45
February 14, 2022
Lexime - Episodi 2: Zygmunt Bauman, “Moderniteti dhe holokausti” - Mysafir: Albert Mecini
Moderniteti karakterizohet me racionalitet, përparim të teknologjisë dhe zhvillim të burokracisë, si dhe ca karakteristika tjera të dëshirueshme e të pëlqyeshme për ndjesitë bashkëkohore. Por, tragjedi njerëzore, madje të përmasave gjenocidale ndodhin në shoqëritë moderne, siç ka ka qenë holokausti gjatë Luftës së Dytë Botërore në Europë. A mund të shihet holokausti si rrjedhojë e modernitetit? Kësaj pyetje i jep përgjigje pohuese sociologu Zygmunt Bauman në librin e tij “Moderniteti dhe holokausti” të botuar në shqip në Tiranë me përkthim të Enis Sulstarovës, në vitin 2015. Për të biseduar rreth këtij libri, na bashkohet Albert Mecini, pedagog i sociologjisë në Universitetin e Prishtinës. Moderatori: Gëzim Selaci Mysafiri: Albert Mecini Linku në blogun Sbunker: https://bit.ly/3GcZh6z
27:33
January 31, 2022
Lexime - Episodi 1: Pierre Bourdieu, “Mbi televizionin” - Mysafir: Artan Krasniqi
Televizioni paraqet një rrezik shumë të madh për sferat e prodhimit kulturor, artin, letërsinë, shkencën, fiilozofinë, drejtësinë... madje, televizioni mbetet një kërcënim aspak më i vogël edhe për jetën politike dhe për demokracinë.” Me këto fjalë sociologu Pierre Bourdieu hap librin e tij “Mbi televizionin” të botuar në gjuhën shqipe, me përkthim të Dilfirus Vrionit në Tiranë në vitin 2015. Për të biseduar mbi këtë libër, na bashkohet Artan Krasniqi, pedagog i sociologjisë në Universitetin e Prishtinës.   Moderatori: Gëzim Selaci  Mysafiri: Artan Krasniqi Linku në blogun Sbunker: https://bit.ly/326woep
23:14
January 17, 2022
Episodi 13: "Politika e jashtme çeke dhe polake në raport me Ballkanin Perëndimor" - Mysafir: Arbër Vllahiu
Për të diskutuar në lidhje me këtë rajon të rëndësishem të Evropës, kësaj radhe kemi të ftuar ish ambasadorin e Kosovës në Republikën Çeke, Arbër Vllahiun. Arbëri ka shërbyer në nivele të ndryshme në institucionet shtetërore, përfshirë atë të këshilltarit dhe shefit të stafit të Presidentës Jahjaga, pastaj këshilltar në Qeverinë Haradinaj. Para angazhimit në politikë, Arbëri, me vite të tëra ka qenë gazetar dhe bashkëpunëtor në media vendore e ndërkombëtare. Në këtë episodë, Arbëri jep një vështrim mbi atë se si e koncepton Evropa Qëndrore politikën e saj të jashtme, specifikisht relacionet e saj me BE, pastaj raportet e komplikuara me Rusinë, qëndrimet dhe marrëdëniet me Ballkanin Perëndimor, e sigurisht edhe pozicionet e tyre ndaj Kosovës. Për më shumë klikoni këtu https://bit.ly/31d2tB0
53:56
December 01, 2021
Episodi 12: "Franca dhe roli i saj në politikën ndërkombëtare" - Mysafir: Qëndrim Gashi
Ka shumë autorë që zhvillimet gjeopolitike në vitet e fundit në Azi-Paqësor i përshkruajnë me ato të pasluftës së Dytë Botërore në Evropë. Fuqia ekonomike e Kinës, e bashkë me të edhe ambiciet që ky shtet po shpërfaq në rajon, kanë bërë që shume shtetet përreth saj dhe rajoni i Oqeanit Paqësor në përgjithësi ta rimendojnë sigurinë e tyre nacionale. Në këtë kuptim, vetëm pak javë më parë, Australia ndërmori një  veprim thuajse befasues, duke e ndërprerë një marrëveshje që kishte me Francën për ndërtimin e një programi të nëndetëseve me energji bërthamore dhe njëkohësisht lidhjen e një bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë  e Bashkuar, që në përmbajtje duket edhe më i gjerë sesa çështjet e në nëndetëseve bërthamore. https://bit.ly/3jujCfi
01:07:16
October 23, 2021
Episodi 11: "Politika e Jashtme e Izraelit dhe marrëdhëniet me Kosovën" - Mysafire: Garentina Kraja
Në verën e vitit që shkoi, kur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës fushata zgjedhore presidenciale po intensifikohej, presidenti Trump ishte në një presion të madh për të treguar rezultate në politikën e tij të jashtme. Për gjatë gjithë mandatit katër vjeçar të presidencës së tij, përveç disa takimeve të “suksesshme” më udhëheqësin e Koresë së Veriut, sukseset e tij në politikën e jashtme ishin të pakta. https://sbunker.net/rendi-boteror-bllogje-tematike/91023/episodi-11-quot-politika-e-jashtme-e-izraelit-dhe-marredheniet-me-kosoven-quot-mysafir-garentina-kraja/
44:54
June 30, 2021
Episodi 10: "Politika e Jashtme e Kosovës në Azi-Paqësor dhe marrëdhëniet e ASEAN me shtetet përreth" - Mysafir: Muhamet Brajshori
Në parashikimet e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), ekonomia globale në vitin 2021 do të shënojë një rritje prej  6% në nivel global, duke tejkaluar kështu projeksionin fillestar, që ishte 5.5%. Po ashtu, sipas FMN-së, dy vendet që do të kapin shifrat më të larta të rritjes ekonomike, janë Kina dhe India, përkatësisht, me 8.4% dhe mbi 12% rritje në 2021. Është e qartë që këto dy vende aziatike kanë përmasa të ndryshme të ekonomisë; Kina është ekonomia e dytë globale, ndërsa India renditet ekonomia e gjashtë në botë. https://sbunker.net/rendi-boteror-bllogje-tematike/91001/episodi-10-quot-politika-e-jashtme-e-kosoves-ne-azi-paqesor-dhe-marredheniet-e-asean-me-shtetet-perreth-quot-mysafir-muhamet-brajshori/
45:28
June 19, 2021
Episodi 9: "Rritja e Kinës dhe raportet me Evropën" - Mysafir: Leon Malazogu
Rritja ekonomike e Kinës në dekadat e fundit ka trazuar jo pak botën perendimore. Pyetja që shtrohet çdo ditë e më shumë në shtetet evropiane, e pa dyshim edhe në ShBA është se, si do të ndikojë kjo fuqi ekonomike e Kinës në sistemin ndërkombëtar? Para së gjithash, çfarë raporti do të ndërtojë Kina me fqinjët në Azinë e Largët? Çfarë synimesh ka kjo fuqi ekonomike e politike në Evropën, Lindjën e Mesme dhe Afrikën? Çfarë marrëdhëniesh do të ndërtojnë dy fuqitë më të mëdha ekonomike të botës-ShBA dhe Kina? Dhe më e rëndësishmja, si do të balancohet në sistemin ndërkombëtar kjo rritje e Kinës? https://sbunker.net/rendi-boteror-bllogje-tematike/90914/episodi-9-quot-rritja-e-kines-dhe-raportet-me-evropen-quot-mysafir-leon-malazogu/
59:26
April 06, 2021
Episodi 8: "Politika e SHBA-së ndaj Ballkanit dhe Kosovës." - Mysafire: Vlora Çitaku
Më 4 Nëntor 2020, vetëm një ditë pas zgjedhjeve presidenciale në ShBA, kur rezultati i atyre zgjedhjeve ishte i paqartë, kryeministri sloven, Janez Jansa, i kishte uruar fitoren Presidentit Trump. Ishte, ndoshta lideri i vetëm në botë që me aq nguti u pozicionua në mbështetje të Donald Trump. Mirëpo, nuk zgjati shumë kohë, dhe rezultati i zgjedhjeve tregoi që në fakt, fitues ishte Joe Biden. Histori të ngjashme nga liderët ballkanik kemi parë edhe në të kaluarën. Kujtojmë këtu, deklarimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama më 2016 dhënë për CNN, ku thoshte “larg qoftë të fitojë Donald Trump.” Pastaj, lideri serb Ivica Dacic kishte kërkuar nga serbo-amerikanët që të mbeshtetnin Donald Trump në zgjedhjet e 2020. Dhe i fundit, ishte deklarimi i Albin Kurtit, ku përmes një video-incizimi, bënte thirrje që shqiptaro-amerikanët të votonin Joe Biden. https://sbunker.net/rendi-boteror-bllogje-tematike/90889/episodi-8-quot-politika-e-shba-se-ndaj-ballkanit-dhe-kosoves-quot-mysafir-vlora-citaku/
43:34
March 13, 2021
Episodi 7: " Konsolidimi ndërkombëtar i Kosovës" - Mysafir: Gëzim Visoka
Para dhjetë ditësh, Kosova shënoi 13 vjetorin e shpalljës së Pavarësisë së saj. Përgjatë kësaj periudhe, nuk ishin vetëm problemet e brendshme ato që sfiduan shtetndërtimin tonë. Njohjet e kufizuara dhe mungesa e konsolidimit ndërkombëtar bën që Kosova të sfidohet edhe në rrafshin e jashtëm. Sipas Ministrisë së Jashtme të Kosovës, vendin tonë e kanë njohur 117 shtete të botës, numër ky relativisht i konsiderueshëm, por megjithatë i pamjaftueshëm për tu bërë pjesë e plotë e rendit ndërkombëtar.  https://sbunker.net/rendi-boteror-bllogje-tematike/90873/episodi-7-quot-konsolidimi-nderkombetar-i-kosoves-quot-mysafir-gezim-visoka/
57:41
February 27, 2021
Episodi 6: "Britania e Madhe post-Brexit dhe Politika saj e Jashtme" - Mysafir: Gëzim Krasniqi
Rezultati i referendumit i vitit 2016 në Britani të Madhe për largimin e këtij shteti nga Bashkimi Evropian, ishte traumatik në shumë nivele. Së pari, ishte një goditje e madhe për një pjesë të qytetarëve të UK-së, të cilët ishin kryesisht të rinj, dhe njerëz më shkollim të lartë, e që mbështetën fuqishëm mbetjen në Union. Për këto kategori shoqërore, ishte krejtësisht e pa menduar, që të shihej UK jashtë BE-së. Por, tashmë ishte vonë, fushata që mbështeste largimin kishte pasur sukses dhe rezultati i referendumit ishte i qartë. Së dyti, e befasuar ishte edhe vetë BE, e cila për herë të parë po përballej më një situatë të tillë-UK ishte shteti i parë që po largohej nga Unioni në më shumë se shtatë dekada, qëkur BE po funksiononte në forma të ndryshme të organizimit. Dhe së treti, jo më pak të habitura ishin shtetet që pretendonin që një ditë të bëheshin pjesë e Unionit. E këtu e kam fjalën për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, vende këto që “integrimin në BE” e kanë shndërruar në slogan politik prej vitesh. https://sbunker.net/rendi-boteror-bllogje-tematike/90862/episodi-6-quot-britania-e-madhe-post-brexit-dhe-politika-saj-e-jashtme-quot-mysafir-gezim-krasniqi/
01:03:32
February 19, 2021
Episodi 5: "Çka synon Gjermania?" - Mysafir: Faruk Ajeti
Në fund të viteve 80-ta, koha kur blloku sovjetik dhe komunizmi në Evropën Lindore po jetonin vitet e fundit, paralelisht me këtë dramën që po shkaktohej nga kjo shembje, ngriheshin disa pyetje dhe shqetësime në drejtim të dy Gjermanive? Çfarë do të ndodhë nëse Gjermania Lindore i bashkohet asaj Perëndimore? Çka nënkupton kjo për Evropën si tërësi, por me në detaje, çfarë do të ndodhë me atë që në kohë njihej si Komuniteti Evropian (The European Community-EC), sot, pra, Bashkimi Evropian? E njëkohësisht diskutimi zgjerohej edhe në raport më NATO-në. Si do të dukej e gjithë infrastruktura e NATO-s dhe e sigurisë evropiane pas këtij bashkimi të mundshëm dhe më saktësisht, si do të vazhdonte raport transatlantik? https://sbunker.net/rendi-boteror-bllogje-tematike/90801/episodi-5-quot-cka-synon-gjermania-quot-mysafir-faruk-ajeti/
58:49
January 29, 2021
Episodi 4: "Kriza e multilateralizmit dhe Evropa" - Mysafire: Vjosa Musliu
Në fund të viteve 50-ta të shekullit të kaluar, Robert Schuman, ish kryeministër francez dhe njëri nga ideatorët e Bashkimit Evropian, në një seri reflektimesh, kishte deklaruar që “Ne nuk do të mund ta pakësojmë siç duhet nacionalizmin e tjetrit duke i kundërvënë nacionalizmin tonë.” Duke vazhduar që “Izolimi është kthyer jo vetëm në shkak dobësimi, por edhe në shkak zvetënimi.” Në atë kohë, raportet ndërmjet gjashtë shteteve të Evropës, ku bënin pjesë: Franca, Gjermania, Italia, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu, ishin në një fazë optimizmi. Tashmë kishim traktate të nënshkruara, siç ishte ai për Thëngjill dhe Çelik dhe në rrugë e sipër ishte Traktati i Romës në 1957. https://sbunker.net/rendi-boteror-bllogje-tematike/90786/episodi-4-quot-kriza-e-multilateralizmit-dhe-evropa-quot-mysafire-vjosa-musliu/
01:07:30
January 22, 2021
Episodi 3: Polonia, Ukraina dhe ekstremi i djathtë në rajon - Mysafir: Una Hajdari
Në librin e saj të fundit, Twilight of Democracy, historiania dhe gazetarja amerikane, Anne Applebaum përshkruan në mënyrë mjaft elegante optimizëm dhe shpresën polake që kishe ekzistuar në fundvitin 1999. Në një vend rural të Polonisë, familja e saj dhe një rreth i gjerë i miqve, të ardhur nga Londra, New York-u, Moska dhe vendet tjera, ishin mbledhur për të festuar fundin e një mileniumi dhe fillimin e mileniumit të ri. https://sbunker.net/rendi-boteror-bllogje-tematike/90750/episodi-3-quot-polonia-ukraina-dhe-ekstremi-i-djathte-ne-rajon-quot-mysafir-una-hajdari/
01:00:18
December 31, 2020
Episodi 2: "Roli i Rusisë në Ballkan" - Mysafir: Florian Qehaja
Podcast i prodhuar nga sbunker.net mbi zhvillimet kryesore në marrëdhëniet ndërkombëtare.   Moderatorë: Agon Maliqi dhe Petrit Zogaj.
01:00:03
December 02, 2020
Episodi 1: Sfidat e BE-së - Mysafir: Bernard Nikaj
Podcast i prodhuar nga sbunker.net mbi zhvillimet kryesore në marrëdhëniet ndërkombëtare.  Moderatorë: Agon Maliqi dhe Petrit Zogaj.
57:54
October 28, 2020