Skip to main content
Podcasti i karrierës

Podcasti i karrierës

By AFTËSI.INFO

Podcast mbi arsimin, formimin profesional, punësimin, vetëpunësimin dhe vetpunësimin e të rinjve, dhe inovacionin.
Available on
Apple Podcasts Logo
Google Podcasts Logo
Overcast Logo
Pocket Casts Logo
RadioPublic Logo
Spotify Logo
Currently playing episode

Tobi Gessler

Podcasti i karrierësMar 17, 2016

00:00
18:39
Rovena Lico

Rovena Lico

Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 28-të njihemi me  doktoreshën reumatologe, Rovena Lico, 32 vjeҁ. Pasi ndoqi me përkushtim  studimet 9-vjeҁare për mjeksi pranë Fakultetit të mjekësisë në Tiranë,  Rovena filloi menjëherë punë si mjeke reumatologe. Sot, ajo ka rreth tre  vite që ushtron profesionin e saj si mjeke pranë Poliklinikës së  Specializimeve no.1. Dëgjoni historinë e saj frymëzuese, dhe njihuni me  një nga profesionet më të lashta në botë. Dëgjim të këndshëm!

 Muzika: Spinningmerkaba - Organanometron publikuar në licensën Creative Commons Attribution. 

Aug 28, 201829:60
Edison Toro
Mar 08, 201844:46
Jonel Kristo
Feb 10, 201834:52
Martin Toro

Martin Toro

Në episodin e 29-të njihemi me veterinerin, Martin Toro, 32 vjeҁ. I  apasionuar pas kafshëve që në moshë të vogël, Martini vendos të ndjeki  studimet per veterinari në Bursë të Turqisë. Pas dy vitesh, vendos te  kthehet në Shqipëri dhe vazhdon studimet për veterinari pranë  Universitetit Bujqësor në Kamëz. Sot, Martini drejton klinikë e tij për  më shumë se tre vite dhe ka si synim të specializohet më tej si  veteriner syri në Kanada. 

Nov 30, 201725:26
Kushtrim Xhakli

Kushtrim Xhakli

Mirësevini në Podcastin e Karrierës!

Në episodin e 27-të njihemi me sipërmarrësin e sukseshëm, Kushtrim Xhakli.  Kushtrimi është themelues dhe drejtues i disa kompanive ku në qendër të  produkteve dhe shërbimeve qëndron teknologjia dhe inovacioni. Rrugëtimi  i tij profesional nis në Kosovën e pas luftës, në Universitetin e  Prishtinës, në degën e inxhinierisë. Vetë pak muaj pas fillimit,  Kushtrimi vendos të shkëputet nga ky drejtim, për të hedhur sytë nga  bota e internetit dhe teknologjisë. Sot, ai drejton kompaninë Connected Baltics, pjesë e grupit SIGFOX,  një nga ofruesit më në zë të shërbimeve ndërlidhëse të Internet of  Things në botë. Dëgjoni historinë e tij frymëzuese, dhe njihuni me një  sipërmarrës të vërtetë.

Dëgjim të këndshëm!

Muzika: Spinningmerkaba - Organanometron publikuar në licensën Creative Commons Attribution. 

Aug 11, 201743:37
Evis Kazazi

Evis Kazazi

Mirësevini në Podcastin e Karrierës!

Në episodin e 26-të njihemi me sipërmarrësen e sukseshme, Evis  Kazazi. Evisi drejton prej disa vitesh agjensinë e saj të eventeve, Evis Events.  Pavarësisht profesionit familjar të të qëndisurit prej katër brezash,  ajo zgjedh te diplomohet fillimisht për shkenca sociale, e më pas për  ekonomik. Edhe pse e punësuar në sektorin bankar prej 7 vitesh, në 2013  Evisi vendos të nis një sfidë të re dhe të krijojë biznesin e saj.  Dëgjoni historinë e saj frymëzuese, dhe njihuni me një sipërmarrë të vërtetë.

Dëgjim të këndshëm!

 Muzika: Spinningmerkaba - Organanometron publikuar në licensën Creative Commons Attribution. 

Jun 30, 201734:26
Elvis Plaku
Apr 28, 201742:35
Agim Barushi
Dec 25, 201629:33
Ejona Zaimaj
Oct 12, 201635:24
Kleidi Eski

Kleidi Eski

Mirësevini në Podcastin e Karrierës!

Në episodin e 19-të njihemi nga afër me animatorin e talentuar Kleidi Eski,  29 vjeҁ. Kleidi nuk priti më gjatë se mosha 15-vjeҁare për të filluar  punë pranë një nga Radiove më në zë në atë kohë. Paralel me shkollimin  dhe diplomimin në arkitekturë pranë Universitetit Politeknik në Tiranë,  Kleidi grumbulloi eksperiencë si dizenjator duke punuar pranë disa  studiosh me emër. Prej rreth 10 vitesh, ai ka punuar me një formë tjetër  dizenjimi, atë të animacionit. Na ndiqni në këtë episod për të dëgjuar  rrugëtimin e tij profesional si dizenjator multidisiplinor.

Dëgjim të këndshëm!

Muzika: Organanometron (140811 Mix) nga spinningmerkaba publikuar në licensën Creative Commons Attribution). 

Sep 21, 201627:19
Lorin Çekrezi dhe Rezart Struga
Sep 09, 201623:29
Redon Skikuli

Redon Skikuli

 Mirësevini në Podcastin e Karrierës!

Në episodin e 17-të njihemi nga afër me sipërmarrësin e suksesshëm Redon Skikuli.  Prej më shumë se 10 vitesh Redoni punon në fushën e komunikimit  ndërveprues. Me një eksperiencë profesionale të ndarë mes Athinës dhe  Tiranës, sot ai drejton kompaninë e tij Skikuli Dot Com dhe është pjesë  themeluese e disa komuniteteve në kryeqytet. Dëgjoni rrugëtimin e tij  profesional për të zbuluar se si mund të bëhesh një konsulent i  suksesshëm në komunikimin ndërveprues.

Dëgjim të këndshëm!

Muzika: Organanometron (140811 Mix) nga spinningmerkaba publikuar në licensën Creative Commons Attribution).

Aug 30, 201628:15
Doriana dhe Klajdi Bido

Doriana dhe Klajdi Bido

Mirësevini në Podcastin e Karrierës!

Në episodin e 16-të vizitojmë qytetin e Durrësit për t’u njohur nga afër me ekonomistin Klajdi (28) dhe informaticienen Doriana (29). Prej dy vitesh, ata drejtojnë kompaninë AIRIS Solutions,  duke ofruar shërbime në fushën e programimit dhe zhvillimit të  software. Dëgjoni rrugëtimin e tyre profesional për të zbuluar se si  mund ta nisësh një biznes në partneritet, se si të lidhësh kontakte dhe  të punosh me klientë të huaj, dhe si të guxosh edhe kur të kesh frikë  nga dështimi.

Ambienti ku u regjistrua episodi i rradhës ishte shumë i këndshëm,  por fatkeqësisht dhe pak i zhurmshëm. Ju kërkojmë ndjesë për këtë dhe  premtojmë cilësi më të mirë në episodin e rradhës.

Dëgjim të këndshëm!

 Muzika: Organanometron (140811 Mix) nga spinningmerkaba publikuar në licensën Creative Commons Attribution). 

Aug 17, 201623:39
Nazif Dinoshi

Nazif Dinoshi

 Mirësevini në Podcastin e Karrierës!

Në episodin e 14-të njihemi me sipërmarrësin 29-vjeҁar, Nazif  Dinoshin. Aksioner dhe administratorë në fabrikën fasone Arrivederci.  Dëgjoni historinë e tij nga vitet në Kalabri, në vetëpunesimin në  Shqipëri.

Dëgjim të këndshëm!

Jun 23, 201624:11
Tomi Kallanxhi

Tomi Kallanxhi

 Mirësevini në Podcastin e Karrierës!

Në episodin e 13-të njihemi me sipërmarrësin energjik Tomi Kallanxhi. Sot, Tomi drejton kompaninë e tij Big Media Expert,  me një ekip prej 11 të rinjsh. Dëgjoni historinë e tij dhe mësoni më  shumë mbi profesionin e tij si strateg i komunikimit dixhital.

Jun 17, 201621:23
Benard Lekgegaj

Benard Lekgegaj

Mirësevini në Podcastin e Karrierës!

Në episodin e 12-të njihemi me skulptorin e talentuar Benard. Dëgjoni  historinë e tij dhe mësoni më shumë mbi profesionin e skulptorit nga  studimet pranë Liceut Artistik deri në ekspozimin e punimeve të tij  jashtë Shqipërisë, si skulptura e Nënë Terezës në Montreal të Kanadasë.

Jun 06, 201623:51
Lejla Sadiku

Lejla Sadiku

Mirësevini në Podcastin e Karrierës!

Në episodin e 11-të do të njihemi me Lejla Sadikun. Lejla menaxhon disa projekte rajonale të UNDP-së  në lidhje me transparencën qeverisëse nëpërmjet përdorimit të sistemve  me të dhëna të hapura (open data). Aktualisht, punon pranë qendrës  rajonale të UNDP-së  në Stamboll. Dëgjoni historinë e saj dhe mësoni më shumë mbi natyrën e  punës në organizata ndërkombëtare, si dhe punën në zhvillim.

Dëgjim të këndshëm!

May 23, 201632:14
Emiliano Lule

Emiliano Lule

Në episodin e 10-të të podcastit do të njihemi me Emiliano Lulen.  Emiliano është në radhë të parë aktivist për të drejtat e njeriut,  njëkohësisht, një nga drejtuesit e Institutitit të Nxënësve me Aftësi të  Kufizuara në Shikim, zhvillues, promovues i teknologjisë Text To Speech  (TTS), e cila shërben për të asistuar persona me aftësi të kufizuara në  aksesin drejt informacionit, dhe mbi të gjitha, një sipërmarrës i  vërtetë, ndonëse i verbër prej 15 vitesh.

Dëgjim të këndshëm!

May 10, 201625:55
Kevin Cullen
Apr 23, 201614:28
Andis Rado

Andis Rado

Mirësevini në Podcastin e Karrierës!

Në episodin e 7-të të podcastit të karrierës do të njihemi me Andis Rado. Prej 10 vitesh Andisi ka punuar si fotograf. Në këtë  podcast ai ndan me ju rrugëtimin e tij nga studio e parë e fotografisë  deri në ndërtimin e studios së tij personale dhe eksperiencën me klientë  në fushën e telekomunikacionit dhe sektorit bankar.

Apr 14, 201621:04
Elio Qoshi

Elio Qoshi

Mirësevini në Podcastin e Karrierës!

Në episodin e 5-të të podcastit të karrierës do të njihemi me Elio Qoshin,  një nga sipërmarrësit më të rinj të podcastit. Elio tregon eksperiencën  e tij të deritanishme si sipërmarrës në fushën e open data / software  si dhe digital design.

Dëgjim të këndshëm!

Mar 26, 201622:59
Tobi Gessler
Mar 17, 201618:39
Pezana Rexha
Mar 01, 201620:49
Lindita Komani

Lindita Komani

 Mirësevini në Podcastin e Karrierës!

Në këtë hapësirë do të ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga  të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dale në tregun e punës.

Dëgjim të këndshëm!

Lindita Komani, një sipërmarrëse në mbështetje të sipërmarrësve.  Ndiqni historinë e saj nga studimet për financë në Grac (Austri) në  themelimin e Kopshtit të Talenteve në Tiranë.

Këshilla e Linditës për ata që ende janë duke zgjedhur drejtimin e tyre në formim dhe arsim është padyshim përftimi i aftësive dixhitale.

Talent Garden është një hapësirë ku mëndje të talentuara në fushën dixhitale, teknologjike dhe industrisë krijuese mund të bashkëpunojnë dhe rriten sëbashku.

Feb 26, 201617:28