Skip to main content
Ligjërime 📣

Ligjërime 📣

By Teza 11
Filozofët vetëm e kanë shpjeguar në mënyra të ndryshme botën, por çështja është që ta shndërrosh atë.
Listen on
Where to listen
Breaker Logo

Breaker

Google Podcasts Logo

Google Podcasts

Pocket Casts Logo

Pocket Casts

RadioPublic Logo

RadioPublic

Spotify Logo

Spotify

Stitcher Logo

Stitcher

Nga Oligarkia në Demokraci
“Oligarkia, grykësia e ashpër dhe e padrejtë e pak njerëzve të pasur e të këqij kundër shumicës së varfër.” – shkruante Dioni i Prusës, filozof grek i shekullit të parë e.s. Sot termi oligarki po përdoret gjithnjë e më shumë. Rrënjët e tij gjenden herët, që në shekujt VI-V të historisë së rrufeshme të qytet-shteteve greke, gjithnjë në kontrast me demokracinë. Gjatë modernitetit koncepti i oligarkisë duket se u vendos në rend të dytë, paçka se përmbajtja  e tij si qeverisje e pakicës së pasur vazhdoi të ishte e kudogjendshme. Sidoqoftë, duheshin pritur ndryshimet sistemore të ish-vendeve socialiste që koncepti i oligarkisë të ridilte në plan të parë, duke shënjuar ndërthurjen e elitës politike me klasën sunduese ekonomike. Ligjërues: Arlind Qori
1:07:05
February 12, 2020
Një anatomi trockiste e Revolucionit Rus
Nga zhvillimi i pabarabartë dhe i kombinuar te revolucioni permanent. Në vargun e eventeve mbi Revolucionin Rus, ligjëruesi përpiqet të analizojmë shkaqet strukturore të ngjarjes më të rëndësishme të shekullit XX. Pse revolucioni triumfoi në një vend thuajse të prapambetur? Si ndikoi zhvillimi i pabarabartë i kapitalizmit në rrafsh global? Si mund të tejkalohej kapitalizmi i plotë si fazë e ndërmjetme? Cili ishte roli i klasës punëtore dhe fshatarësisë? Si mund të lidhej revolucioni socialist me përpjekjet antiimperialiste dhe luftërat për çlirim kombëtar? Cilat ishin shkaqet strukturore dhe koniunkturale të dështimit të tij? Ligjërues: Arlind Qori
50:54
October 4, 2018
Mbi Fashizmin: dimensionet shoqërore, politike e ideologjike
Ngritja e partive të ekstremit të djathtë në Perëndim ka risjellë fort në vëmendje fashizmin si pararendës të tyre. I lindur në Evropën e pas-Luftës së Parë Botërore, fashizmi ka qenë sa vazhdimësi e politikave reaksionare të shekullit XIX, aq edhe risi politike. Veçoritë e tij kanë qenë produkt i krizës së kapitalizmit, ashpërsimit të kontradiktave klasore dhe rivalitetit ndërimperialist. Në këtë ligjërim trajtohen posaçërisht dimensioni klasor, organizativ, politik, ideologjiko-simbolik dhe ndërkombëtar i fashizmit të shekullit XX, si edhe dallimet dhe përbashkësitë e tij me lëvizjet e ekstremit të djathtë të ditëve të sotme. 9 Maji i 1945-ës shenjon ditën e fitores së popujve kundër nazi-fashizmit. Dhe në ditët e sotme, — kur këto praktika duket se po dalin sërish në arenën evropiane — nuk mund të përgatitemi të luftojmë kundër politikave dhe forcave fashistoide pa e kuptuar fashizmin në dimensionet e tij kryesore. Ligjërues: Arlind Qori
42:26
September 18, 2018
Ditët e Revolucionit Rus
Ndodhitë dhe ngjarjet kryesore të një periudhe revolucioni është e vështirë të përmblidhen në pak orë ligjërimi, sepse rrjedha e kohës ndryshon gjatë të tillave ngjarje historike. Ajo dendësohet, ngjishet kaq shumë me përmbajtje, saqë zhvillime që normalisht marrin disa vjet e madje dekada, në kohë revolucioni përshkallëzohen në pak javë. Kur flitet për një ngjarje historike si Revolucioni Rus, e cila ndryshon përgjithmonë drejtimin e rrotës së historisë globale, orvatja bëhet edhe më e vështirë, e prandaj edhe më ngazëllyese. Ligjërues: Redi Muçi
1:08:01
August 31, 2018
Nga “fundi i botës” te “fundi i historisë”
Revolucioni i Tetorit 1917 shkaktoi një valë paniku te shtresat e larta dhe qarqet konservatore të të gjitha shoqërive klasore të kohës. Ky makth politik, i cili vazhdon ende sot pavarësisht shembjes së BRSS-së, do të prodhonte përpjekjen kundërrevolucionare më masive të historisë së njerëzimit, përpjekje që do të merrte forma të ndryshme: nga agresioni ideologjik tek ai ushtarak. Në këtë ligjërim do të analizohen në mënyrë kritike modelet interpretuese të përdorura përgjatë një shekulli nga ana e shkencave shoqërore konservatore për të shpjeguar origjinën, dinamikën, natyrën dhe pasojat e Revolucionit të Tetorit. Këto paradigma e kanë origjinën te retorika klasike reaksionare ndaj Revolucionit Francez dhe funksioni i tyre ishte, dhe është, i njëjtë me pararendëset: çlegjitimimi i modelit ekonomiko-shoqëror që revolucioni synoi të zbatonte dhe të revolucionit si mjet për të ndryshuar realitetin shoqëror. Ligjërues: Sofokli Meksi
45:33
August 30, 2018
Nicos Poulantzas: Shteti dhe shoqëria klasore
Nicos Poulantzas-i është një prej teoricienëve më të rëndësishëm marksistë të pas Luftës së Dytë Botërore. Veçoria kryesore teorike e tij ka të bëjë me mënyrën se si e koncepton shtetin dhe marrëdhëniet e këtij të fundit me elementët e tjerë të formacionit shoqëror si ekonomia dhe ideologjia. Ripohimi i tezës altyseriane se kontradiktat klasore u paraprijnë klasave dhe i kushtetojnë ato sjell implikime me interes jo vetëm në ripërkufizimin e funksionit të shtetit si fushë strategjike ose kondensim i raportit të forcave në shoqëri, por edhe në strategjitë e thyerjes dhe rihegjemonizimit të shtetit dalin në një dritë të re. Ligjërues: Arlind Qori
36:40
June 5, 2018