Ngritja e partive të ekstremit të djathtë në Perëndim ka risjellë fort në vëmendje fashizmin si pararendës të tyre. I lindur në Evropën e pas-Luftës së Parë Botërore, fashizmi ka qenë sa vazhdimësi e politikave reaksionare të shekullit XIX, aq edhe risi politike. Veçoritë e tij kanë qenë produkt i krizës së kapitalizmit, ashpërsimit të kontradiktave klasore dhe rivalitetit ndërimperialist. Në këtë ligjërim trajtohen posaçërisht dimensioni klasor, organizativ, politik, ideologjiko-simbolik dhe ndërkombëtar i fashizmit të shekullit XX, si edhe dallimet dhe përbashkësitë e tij me lëvizjet e ekstremit të djathtë të ditëve të sotme.
9 Maji i 1945-ës shenjon ditën e fitores së popujve kundër nazi-fashizmit. Dhe në ditët e sotme, — kur këto praktika duket se po dalin sërish në arenën evropiane — nuk mund të përgatitemi të luftojmë kundër politikave dhe forcave fashistoide pa e kuptuar fashizmin në dimensionet e tij kryesore. Ligjërues: Arlind Qori